Ditë pozitive për të dashuruarit, për beqarët shumë e zakonshme...horoskopi për ditën e sotme

Ditë pozitive për të dashuruarit, për beqarët shumë e zakonshme...horoskopi për ditën e sotme

Foto ilustruese

DASHI 21. mars – 20. prill

Këtë jave duhet te bëni shume kujdes nga ndikimi pervers i Neptunit. Papritur personi me te cilin ndani jetën mund te ndryshoje dhe do ju dalin plot keqkuptime. Veten me qetësi dhe dialog mund t’i zgjidhni problemet. Beqaret do influencohen pozitivisht nga yjet dhe optimizmi do i shoqërojë ne çdo moment. Ka mundësi qe nga mesi i javës ata te bien koke e këmbë ne dashuri me disa persona dhe mund te ndërmarrin hapa te mëdha. Financat do jene te begata. Edhe gjendja shëndetësore ka mundësi te përmirësohet shume dhe do ndieni energjike. Ne pune do jeni te përgjegjshëm dhe nuk do bëni gabime aspak. Jeta familjare do jete e mrekullueshme.

DEMI 21. prill – 21. maj

Fale Venusit, ka mundësi qe jeta juaj ne çift te ece me se miri këtë jave. Do gjeni gjuhen e përbashkët me partnerin dhe do përjetoni te dy emocione te këndshme. Beqaret gjithashtu do mbështeten nga yjet dhe do afrohen me tepër me personin qe kane rene koke e këmbë ne dashuri. Financat ne përgjithësi do jete te stabilizuara megjithatë nuk duhet te rrezikoni shume duke shpenzuar shuma marramendëse. Shëndeti do kete disa shqetësime te vogla, por asgjë për t’u shqetësuar. Një kure me fruta e perime dhe një gjumë me i mire do ju rikthejnë shpejt ne forme. Ne pune do bëni me shume përpjekje se me pare dhe situata do vije duke u përmirësuar ndjeshëm. Familja do jete e qete.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Ka mundësi qe këtë jave te mbizotërojë rutina ne jetën tuaj ne çift. Shpesh here kjo do ju duket mbytëse, por kujdes mos bini pre e ndonjë provokimi nga dikush. Disa do mundohen vetëm t’iu lëndojnë. Beqaret do kenë një jave te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Do ju duhet te presin ende disa kohe për te bere ndryshime. Financat ka mundësi te mos i menaxhoni si duhet dhe ne fundjave do ju dalin vështirësi. Shëndeti here do jete i mire dhe here mund te ketë disa shqetësime te vogla. Kujdesuni pak me tepër për ta. Ne pune do ju duhet me shume durim, këmbëngulje dhe largpamësi për te arritur majat. Ne familje do i rregulloni te gjitha problemet.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Jave e mbushur me çaste te lumtura do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni gjithë kohës mire pranë atij qe dashuroni. Beqaret do kenë plot takime interesante te cilat do i shfrytëzojnë ne maksimum. Shume gjera do ndryshojnë për ta qe ditën e mërkurë. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe vetëm qe ta ndryshoni situatën ne te cilën ndodheni. Për shëndet me te mire, merruni me aktivitet fizik dhe ushqehuni ne mënyrën me te mire te mundshme. Ne pune do keni vështirësi për t’i konkretizuar te gjitha planet, por me pak sakrifica do mund t’ia dilni mbanë. Pranojeni edhe mbështetjen e kolegeve. jeta familjare do jete e trazuar.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Jave e vështirë do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni shume kokëfortë dhe nuk do pranoni te bëni ato qe do ju kërkojë partneri. Po nuk ndryshuar do pendoheni për gjithë jetën. Beqaret do i rikthehen një lidhjeje te vjetër, por kësaj here do mendohen me kujdes para se te hedhin hapa. Ne planin financiar do ju duhet akoma me tepër maturi dhe përkujdes. Hua nuk duhet te jepni për asnjë lloj arsyeje. Shëndeti do jete i kënaqshëm. Nuk do i ndieni me as shqetësimet qe kishit nga stomaku dhe nga shtylla kurrizore. Ne pune do jeni pasive dhe do i lini gjerat pas dore. Koleget do përfitojnë nga kjo sjellje e juaja dhe ju do humbni shume. Me familjaret gjerat do ecin me se miri.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Jave pozitive do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do pajtoheni me partnerin dhe tashme do i shihni gjerat me një sy krejtësisht tjetër. Edhe momentet intime do shtohen. Beqaret do kenë plot mundësi si për aventura kalimtare ashtu edhe për lidhje serioze. Do jete ne dorën e tyre me pas nëse do përfitojnë apo jo. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme, por kjo nuk do te thotë qe ju nuk do kryeni dot shpenzimet e nevojshme. Turbullirat yjore do sjellin shqetësime shëndetësore. Do ndiheni te lodhur, pa fuqi dhe mund te keni dhimbje ne disa pjese te trupit. Ne pune do i arrini një e nga një te gjitha objektivat qe i kishit vene vetes. Jeta familjare do jete e trazuar.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Venusi, përendesha e dashurisë do i vizitoje këtë jave ata qe janë ne një lidhje. Gjerat mes tyre kane për te ecur me mire dhe pasioni ka gjase te shtohet. Beqaret gjithashtu do ndihen te lumtur pasi qe ditët e para do vendosin te fillojnë një lidhje me personin qe e kane njohur para disa kohesh. Ne planin financiar duhet te tregoheni te kujdesshëm edhe sikur gjendja te jete e mire. Po filluan problemet situata mund te marre shpejt tatëpjetën. Gjendja shëndetësore ka për te qene shume here me e mire se një jave me pare. Do ndiheni energjike. Ne pune do jeni luftarake dhe mjaft elokuente. Çdo gjë qe keni dashur do e arrini. Ambienti ne familje do jete mjaft i ngrohte.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Jeta juaj ne çift do jete e privilegjuar gjate gjithë kësaj jave. Do keni një komunikim te ngrohte me partnerin dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël. Disa mund te marrin edhe vendime te mëdha. Beqaret do jene mjaft entuziaste sepse me ne fund do arrijnë ta bëjnë për vete personin për te cilin kane ëndërruar gjithë këto kohe. Ne planin financiar do iu jepet mundësia ta përmirësoni mjaft situatën. Përfitoni nga kjo për te hequr edhe disa para mënjanë. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe, përveç ndonjë dhimbje koke apo shpine qe mund te ndieni për pak momente. Ne pune do ndryshoni tërësisht profil, por do keni me tepër arritje. Ne familje duhet te kërkoni falje për gabimet e bëra.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë jave duhet te përkujdeseni me tepër për partnerin tuaj dhe nuk duhet ta lini atë pas dore. përgatisni surpriza për te dhe mos reshtni se ja shprehuri ndjenjat me mënyra nga me te ndryshmet. Beqaret do kenë plot takime premtuese, por nuk do ndihen ende gati te hedhin hapa. Le ta shfrytëzojnë këtë periudhe për t’u njohur me mire e me pas le te hedhin hapa. Sektori i financave do ketë përmirësime te jashtëzakonshme. Shpesh nuk do ju besohet se po ju ndodhin juve këto. Shëndeti do filloje te përmirësohet pas te martës. Nuk do keni me asnjë lloj shqetësimi. Ne pune do mbizotërojë gjate gjithë kohës rutina. Jeta familjare do ndriçohet nga dielli dhe çdo gjë do ece për mrekulli.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Jeta juaj ne çift do ketë prioritet absolut gjate gjithë kësaj jave. Mund te lini shume gjera te tjera pas dore vetëm e vetëm qe te kaloni me tepër kohe me partnerin dhe te dashuroheni si ta ndieni. Beqaret do jene flirtues ne pafundësi dhe do e kenë shume me te thjeshte ta bëjnë për vete këdo qe do pëlqejnë. Buxheti nuk do jete i keq ne fillim te javës, por për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme qe do kryeni, gjendja mund te përkeqësohet. Mundohuni vetëm mos arrini fundin sepse zor se do rimëkëmbeni me pas. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Do keni shqetësime te njëpasnjëshme. Ne pune mos u tregoni te pamatur, por mendohuni para se te veproni. Familja pa probleme.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Kjo jave nuk do filloje shume mire për ata qe janë ne një lidhje Shpesh do ndiheni konfuze dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Vetëm pas te premtes situata do normalizohet. Beqaret duhet te tregohen sa me realiste dhe nuk duhet te kërkojnë gjera te pamundura. Saturni do ju ndihmoje te ruani ekuilibrin ne planin financiar. Do ecni me llogari dhe kjo do i mbaje larg problemet. Shëndeti do jete i mire. Edhe ata qe kane qene me grip apo kane pasur shqetësime te ndryshme, do ndihen disi me te qete. Ne pune do keni pengesa te njëpasnjëshme dhe me zor do i arrini objektivat qe i kishit vene vetes. Ne familje mos u tregoni autoritare, por silluni sa me te qete.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Mos u tregoni te padrejte me partnerin tuaj gjate kësaj jave sepse ka rrezik qe ta largoni atë nga vetja. Mundohuni nga ana tjetër te ruani qetësinë dhe te leni pak me tepër lëshime. Beqaret do kenë dite pozitive dhe nga mesi i javës mund te takojnë edhe persona interesante. Ne planin financiar do ketë veçse përmirësim te situatës dhe do arrini t’i kryeni disa shpenzime me tepër nga zakonisht. Shëndeti nuk do jete ne formën me te mire, sidomos për ata qe kohet e fundit kane mbajtur dieta ekstreme. Ne pune do merrni promocione për shkak te arritjeve qe keni pasur. Shefat do ju shprehin se ndihen te privilegjuar qe ju kane ne stafin e tyre. Me familjaret tregohuni me bujare.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet