Ditëlindja e parë pas ikjes, Rama: E kisha mik Maks Velon, por jo ai mua! Ndjej mall, jetoi vetëm me hijen e tij

Ditëlindja e parë pas ikjes, Rama: E kisha mik Maks Velon, por jo ai mua! Ndjej mall, jetoi vetëm me hijen e tij

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka shkruar disa vargje për arkitektin Maks Velo, që u nda nga jeta pak muaj më parë. Sot ai do të ishte 85-vjeç. Edi Rama kujton bisedat dhe pasionin e tij.

"Maks Velo u lind në 31 gusht të 85 vjetëve më parë. Kjo është e para ditëlindje pas ikjes së tij nga kjo botë, ku ai jetoi vetëm me hijen e tij, pa grua, pa fëmijë, pa miq. Ishin si dy dashnorë xhelozë, që e donin njëri-tjetrin me gjithsej e që grindeshin sa herë dikush hynte në jetën e Maksit apo jeta e tij sillte diçka të re. Unë e kisha mik Maksin, po jo ai mua dhe më vinte keq për disa si unë, miq të tij, që ngase s'e kuptonin që Maksi s'mund t'i kishte miq, hatërmbeteshin si t'i kishte tradhëtuar, shpërfillur, zhgënjyer. Po ç'faj kishte Maksi që miqtë e tij i kishte gënjyer mendja se ai ishte miku i tyre!

Kur Maksi vdiq nuk arrija dot t'i mbaja mend të qeshurën, as sot që përpiqem t'ia kujtoj nuk ia mbaj dot mend. Është e sigurtë që edhe kemi qeshur, por jo, duket sikur ai është kujdesur të fshijë me penelin e ujshëm çdo buzëqeshje nga akuareli i kujtesës sime për të. Edhe nja dy miq që kam pyetur, nuk e mbajnë mend të qeshurën e Maksit. Hijen e tij po, e kam para syve dhe qyshse ai vdiq, ajo është e qartë dhe qartësisht shkaktarja e jetës vetmitare, e vuajtjeve të mëdha, e sherreve me miqtë, e xhirove natën nëpër qytet dhe e ikjeve të tij arratiake nëpër botë, e padiskutim është ajo frymëzuesja e artit dhe poezisë së tij. Edhe e shpërthimeve të tij publike, padyshim.

Maksi nuk ishte një talent si ata që e kanë artin në vena dhe ngjyrat, tingujt, fjalët u dalin si fryma që marrin. Kishte sforcim në artin e tij. Figurat e tij kanë një gjymtim sekëlldisës, ngjyrat e tij kanë një pengim lodhës, poezitë e tij kanë një ngërç sfilitës, opinionet e tij kanë një ton çjerrës. Arti i tij është si një pasqyrë e sherrit të xhelozisë mes tij dhe hijes së vet. Edhe jeta e tij, me burgun si një kulmim të saj, ishte një siklet i jetuar me pasionin e dashurisë të shfrenuar mes vetes dhe vetvetes, Maksit dhe hijes së vet. Prandaj edhe s'kishte diktaturë ideologjike a rend normash shoqërore, që e fuste dot në rresht Maks Velon, s'kishte lloj marrëdhënieje të kësaj bote që e mbante dot Maksin lidhur me çfarëdo filli. Ai ishte një asket, po ama që nuk rrinte dot pa u dukur dhe ishte një ekzibicionist, që ama nuk rrinte dot pa u zhdukur.

Maks Velo nuk e duronte dot mungesën e lirisë, po njeri i lirë nuk ishte. Sepse hija e tij nuk i'a lejonte. Sot, kur ai s'është më dhe ndjej mall për mikun tim të penguar, që mik s'më kishte dot, fryma më lehtësohet nga ideja që së paku ai është ndarë nga hija e vet dhe ka shpëtuar. Nuk e di çfarë do të thotë historia e artit shqiptar për Maksin, po jam i bindur se kushdo do të ndeshet me pikturat e tij, do të pyesë: Kush ishte ky Maks Velo? Hija e tij do të jetë vërdallë, po nuk do të përgjigjet dhe Maksi do vazhdojë të jetojë përmes xhelozisë së saj" shkruan Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mimi: 31/08/2020 18:05

    Zore se e kuptoni dot Edin, jeni shume larg tij. Po lexojeni me tru e mos e transformoni me mendjen tuaj ate qe thote ai. Lexojeni te teren qe te kuptoni se cfare ka thene e do te thote mes rreshtave.

    Përgjigju
  • vera: 31/08/2020 16:22

    PO TA DOJE MAKS VELON NUK E PRISHJE TEATRIN QE AI E DONTE AQ SHUME,,,,E PREVE NE BESE MAKSIN O EDI RAMA ,,,SEPSE DOJE TE BEJE KULLA PAS TEATRIT,,,MASKARA ,,, TE KANE ZENE SYTE PARATE,,KULLAT,,PALLATET,,,PER PARA TI SHET DHE GRUAN O EDI RAMA NJESOJ SI META E BERISHA...

    Përgjigju
  • dert: 31/08/2020 14:38

    hahahaah, ky rri dru ne kokaine edhe thote me ka marre malli per Maks Velon, ketij si bie ne mend per femijet e vet qe nuk i di as se ku i ka, hajde tallje per Maksin e shkrete hajde,

    Përgjigju
  • Tullaci me mjeker: 31/08/2020 14:33

    Une e kisha mik po ai jo. Hajde llogjike hajde. Llogjike intelektualesh shqiptare. Ca jane keta lloje Trapesh qe udheheqin popullin tone?!!

    Përgjigju
    • Floket: 31/08/2020 17:37

      E mer tullac,sa i trash qeke.Mos lexo Ramen,se nuk o per ty.Futja anej nga Sala se do knoqesh,do e kuptosh complet

  • Kopani: 31/08/2020 11:24

    Rri e rri e keput ca gomarrlleqe o gjatosh. Dhe une e kam mik Donald Trump, po ai se di qe une egzistoj.Ik vizitohu aman.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali