PAMJE ME DRON/ Dita e fundit e pelegrinazhit! Pas një rrugëtimi në malin e shenjtë mbyllet festa e bektashinjve në malin e Tomorrit

Sekretari  gjyshatës Bektashinjve në rang rajoni Zalo Qato shprehet se Këtë vit kishte kushte më të mira infrastrukture dhe menaxhim nga policia. Pas 7 ditësh pelegrinazhe në malin e shenjtë dita e sotme shënonte fundin e këtij rrugëtimi. Pelegrinët e fundit janë  duke kryer ritualet në malin e shenjtë duke u bërë gati për rrugën e kthimit. Gjithçka drejt fundit edhe kurbanet edhe pjekjet dhe tregtimi edhe pelegrinë  në ikje .

Ajo që vlen të theksohet është se mirëmenaxhimi I këtij pelegrinazhi që filloi jo si herët e tjera në 22 por në 19 Gusht dhe po përfundon në 26 Gusht .Këtë vit gjithçka ishte përgatitur ndryshe duke filluar nga trafiku  në parkimet, në  mensat vendet fjetjes si dhe vendqëndrimet dhe ajo që ishte kryesorja tualete me  të rrjedhshëm .

Këtë vit ndryshe nga vitet e tjera ishte ngritur thertore me një kapacitet prej 40 vendesh ku therësit (kasapët)ndiheshin më të rehatshëm  kushtet të përshtatshme si dhe ujë të rrjedhshëm mJa si shprehen kasapët   kam disa vite që merrem me këtë profesion por ky vit ishte ndryshe nga tjerët .Kushtet më të mira dhe ujë I rrjedhshëm që do të thotë gjithçka të jetë pastër.

Ndërsa vijojmë me një pjekës Lefterin  20 vjeçar që na tregon se si ka mësu ar të pjekë mishin në hell. Ai ka katër vite që ka mësuar këtë profesion nga babai I tij .Cdo fillim gushti ai gjendet këtu në malin e Tomorrit dhe ushtron profesionin e pjekësit .Por që të bëje gati një qingj nuk ishte e lehtë. Fillimisht Lefteri Tregon sesi bëhet përgatitja në hell më pas se si arrihet pjekja e gjithçka në një prush me dru.

Sekretari i Begjyshatës Bektashinjve në rang Rajoni Zalo Qato na tregon mbi historikun e Teqes së Kulmakut.

Legjenda tregon se 1450 pas betejës së Qorbelasë imam Aliu fluturoi me kalë dhe erdhi pas një rrugëtimi në disa vende të Shqipërisë këtu në majën më të lartë në Kulmak. Zalo Qato tashmë 77 vjeç shprehet se këtu  pelegrinët vijnë se kanë besim dhe nëse ke besim çdo gjë të realizohet .

Zalo Qato tregon se  kjo Teqe është ndërtuar 1920 nga Iliaz Dervishi dhe kështu është trashëguar brez pas brezi deri në ditët e sotme.

‘Njeriu që e ka ndërtuar për herë të parë këtë teqe ka qenë Dervish Iliazi. Një njeri i nderuar, shumë i dashur nga populli, shumë i afruar dhe njeri ishte që shëronte njerëzit nga të gjitha llojet e sëmundjeve.

Ai e ngrit teqenë në nder për t’i shërbyer Abaz Aliut. Ai kishte edhe në veçanti ai vinte një fener natën që kur të shkonin ta dinin ku të ecnin.

Pas largimit nga jeta të Iliazit ka ardhur Baba Ali Tomorri një njeri me 5 gjuhë, i pushkatuar nga regjimi komunist.’- tha sekretari i gjyshatës bektashiane.

Pas 1965 tës vit në të  cilën u ndalua feja u ndërpre si ritual ardhja në Kulmak për pelegrinazhi kjo në kohën e monizmit për të rifilluar në vitet demokracisë dhe vijon deri ditët e sotme

Por kushtet dikur kanë qenë tepër të vështira nuk ka patur as drita as ujë as kushte normale për të kryer ritet.Dikur Babai Teqes ndizte një fener u ndriçonte rrugën udhëtarëve. Ndërsa sot ndryshe është .Kurse këtë vit ka edhe më shumë përmirësime Qato tregon se një nga nismëtarët për mirë menaxhimin e këtij pelegrinazhi është drejtoria e Policisë Qarkut Berat .Të cilët kanë menaxhuar në mënyrë tepër korrekte trafikun më pas tregon se megjithëse jemi në një  stinë të nxehtë ku burimet shterin  uji ka qenë tepër pakët në këto zona në këtë pelegrinazh nuk ka munguar për 24orë.Ndërsa ngritja thertores me kushte tepër bashkohorë ka qenë një tjetër sukses .Dita e fundit në malin e shenjtë  të bie në sy pastërtia rregulli kjo fal punonjësve të kësaj teqeje. Ndërsa 77 vjeçari Zalo Qato shprehet se sa të ketë frymë do të punoj dhe nuk ndien aspak lodhje dhe aspak vitet mbi trup sepse ka besim në Abas Ali.

Ne betohemi Për Abaz Ali shprehet 77 vjeçari sepse  kemi  në zemër mirësi paqe besim. Mesazhi tij kini Besim besimi të jep forcë dhe të zgjatë jetën.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agron: 26/08/2022 11:30

    Cuditerisht edhe vendet e shenjta tek ne ne shqiperi ndodhen ne qyete ti tilla si skrapari,kruja dhe laci.te cilet kane si banor njerzit me fodulle,dallaverexhi ,hajduta e kriminela.prandaj nuk bejme hajer ne shqiptaret kur te miret tane jane krutanet lacianet dhe skrapar-dhijte ,te tre keta zona te vrasin naten e qajne diten.

    Përgjigju
  • Vin: 26/08/2022 11:10

    Po ça feste leshi,aty shkojn ca idiot per te ngren mish ne hell dhe besojn se do lajn mekatet duke hedhur ca lek.

    Përgjigju
  • I Krishteri (Kryesupaxhiu shqipfoles i Athines): 26/08/2022 10:44

    Pelegrinazh musliman ne Shqiperi ne shekullin e 21. Prandaj nuk na lejn te hyjm ne BE sepse ju muslimanet krijoni pershtypjen e mbeturinave turke. Rrace e poshter! (Kaq e lehte eshte te krijosh percarje mes shqiptareve. Dhe kur e ben ne cdo rast qe te jepet, ne faqe te ndryshme dhe me profile te ndryshme, efekti shoqeror i propagandes ka ndikim te konsiderueshem. Mos harroni se Shqiperia eshte shtet me nje fqinj i cili eshte ZYRTARISHT ne lufte me neve dhe kane afersisht 2 shekuj qe synojn pushtimin e Toskerise/Epirit. Supaxhinjt shqipfoles qe bejn propagand me te cilet une ironizoj e kane pranuar gabimisht, ne hapsira te ndryshme virtuale, se jane nga zonat minoritare.)

    Përgjigju
  • Tutu: 26/08/2022 10:36

    E para eshte feste ,eshte rit apo pelegrinazh… ne fakt eshte nje maskarallek alla shqiptarçe ku maskarenj dhe gjyhnaqare pretendojne te lajne gjynahet e tyre me gjakun e kafsheve te gjora… pamjet e asaj “feste “ e kane zili dhe provincat me te humbura ne Indi… e pastaj te mendojme per perparim…

    Përgjigju
    • Aleks: 26/08/2022 11:39

      Bageti e Bujqesi......Vret komshiu komshiun per nje gardh , e vret perse hyri lopa ne token e vet. Sikur nuk ka ndodhur gje shkojne nje jave me pushime ne Tomorr . E vetmja ndjenje qe mund te pershkruaj ne kete moment eshte KEQARDHJE, si per kafshet qe i masakrojne barbarisht por edhe per ata njerez pa shtylle kurizore .........!!!!!!!

    • Kryesupaxhiu shqipfoles i Athines: 26/08/2022 10:51

      Je yll… Te puth fort!

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit