Divorci i Metës me Kryemadhin, gazetari Ferdinand Dervishi në Report Tv: Pas hetimit pasuror nga SPAK! Përballë provave të forta mund kenë shitur njëri-tjetrin

TIRANË- Kërkesa e ish-presidentit Ilir meta për tu ndarë nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, në një kohë kur SPAK po kryen hetime intensive dhe të thelluara për çiftin e politikanëve, nuk do të ndikojë në hetimet e prokurorisë. Gazetari Ferdinand Dervishi, autor i emisionit 'Crime Story' në Report Tv, thotë se ka hipoteza që ndarja është bërë për të shpëtuar pasurinë, por mund të ketë ardhur edhe nga qasja e ish-çiftit në lidhje me SPAK.

‘Ka hipoteza se kjo është një truk që po bën çifti Meta, e kanë bërë më parë dhe të tjerët, por jo në këto pozita, për të mos ju goditur prona. Është një strategji për përftim. Kemi parë çifte që janë ndarë dhe kemi mësuar se është punë pronësie. Ë këtë rast nuk besoj se ka një gjë të tillë, aktualisht ata janë akoma zyrtarisht bashkëshortë. Procesi i divorcit mund të jetë me vite mund të jetë dhe i shpejtë. Nuk ka rëndësi se kur bëhet. Kur behën hetime ato njihen bashkëshortë deri në ditën kur divorcohen. Dihet se kanë qenë bashkëshortë dhe kanë funksionuar si të tillë. Ata janë akuzuar për gjëra që i kanë bërë kur ishin bashkëshortë.’- tha Dervishi.

Sipas gazetarit, Monika Kryemadhi ka zgjedhur të jetë bashkëpunuese, ndërsa Meta nga ana tjetër fshihet pas një shtategjie të madhe duke motivuar edhe partinë e vet se ai po sulmohet për shkak se ka bërë denoncime në SPAK. Gazetari thotë se ne deklarimet në SPAK, të gjendur në panik dhe përballë provave të forta Meta dhe Kryemadhi kanë shitur njëri tjetrin.

‘Ka një çarje prishje me njëri tjetrin për problemet që u kanë ndodhur kohët e fundit për hetimet e SPAK.  Kanë të dy qasje të ndryshme ndaj SPAK, Monika duket bashkëpunuese, kurse Ilir nuk duket bashkëpunues. Ai mendon që unë jam në SPAK, me kanë hapur probleme, sepse unë kamë denoncuar inceneratorët. Ai fshihet mbas një strategjie shumë të madhe, për të motivuar edhe partinë e vet dhe njerëzit vet. Kush nuk e mendon SPAK-un si unë është një baxhellë. Shkon shumë keq si shprehjeje, për një politikan ta përdorë këtë.

Kur futet në të tilla beteja nuk thonë kurrë arsyet e vërteta, mund të jenë krejtësisht banale.  Ilir thotë unë u ndava me të pas deklaratës së Monikës në SPAK, çfarë ka ndodhur nuk e dimë. Diçka ka ndodhur. Të gjitha përgjegjësit financiare në shtëpi i ka pasur Monika ka thënë Meta.

Ajo mund të ketë bërë mbrojtjen e saj, se dimë çfarë ka ndodhur në SPAK. Në një panik të madh përballë provash të forta të kenë filluar të shesin njeri-tjetrin. Unë besoj se kjo është nuk besoj se ka diçka më pak se kaq. Korrespondon gjëja, ai dyshon se ajo ka folur në SPAK më shumë seç duhet. Nuk mund të akuzojë publikisht Monikën. S’ka lidhje fare strategjia e divorcit me hetime. Është një marrëdhënie e krisur për shkak të SPAK-ut për shkak të deklarimeve. Nuk i shpëton Mete hetimeve të SPAK se duan të marrin partinë e Lirisë. Ka përgjegjësi personale për ato që ai akuzohet.’- u shpreh gazetari Dervishi.

Sipas gazetarit Dervishi, Meta ka 3 vite që është në gjendje të rënduar psikologjike.

‘Ne gjejmë disa materiale disa të dhëna dhe fillojmë fusim në punë imagjinatën ato burime që jemi dhe u bëjmë gjyqin këtyre njerëzve. Iliri ka 3 vite që duket në një gjendje psikologjike që rëndohet. Në po e dënojmë para kohe. Duket sikur ka disa vite në burg, kjo nuk duhet të ndodhë.’- u shpreh Dervishi.

Jo vetëm politika, por mbi të gjitha dosjet e hapura në SPAK dhe përballja me drejtësinë ishte ajo që vulosi vendimin e Ilir Metës për t’u divorcuar nga Monika Kryemadhi. Për herë të parë për Report Tv, kreu i Partisë së Lirisë zbuloi se deklaratat e Kryemadhit në SPAK ishin momenti kur vendosi t’i drejtohet gjykatës për ndarje.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ikor: 23/06/2024 15:08

    Kur të dy janë hajdutë, nuk ka si njëri të shesë tjetrin. Pse nuk shesin padronët e tyre? Si Bejleri që nuk po i shet padronët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet Rama të pranojë një qeveri teknike siç pretendon Sali Berisha?



×

Lajmi i fundit

A do të bashkohej më PD? Qori: Kemi moral dhe ideale të ndryshme! S’luftojmë për karrigen

A do të bashkohej më PD? Qori: Kemi moral dhe ideale të ndryshme! S’luftojmë për karrigen