'Divorcohu!..', zbulohet letra që mbretëresha Elisabeth i ka dërguar Dianës

'Divorcohu!..', zbulohet letra që mbretëresha Elisabeth i ka dërguar Dianës

Princeshë Diana, mbretëresha Elisabeth dhe princi Charles

Intervista me gazetarin anglez Martin Bashir në vitin 1995, sinjalizoi fundin e martesës së princeshë Dianës me princin Charles.

Në intervistë, ajo tregoi  për lidhjen e saj me James Hewitt dhe aludoi për lidhjen e princit Charles me Camilla Parker Bowles.

Ekspertja e familjes mbretërore Angela Mollard pretendon se mbretëresha Elizabeth ishte e para që e nxiti këtë ndarje.

Sipas saj, mbretëresha i dërgoi Dianës një letër ku i kërkonte të divorcohej nga djali i saj.

Mollard vuri në dukje se princi Charles dhe princesha Diana më parë kishin nënshkruar një marrëveshje konfidencialiteti, ku ata nuk mund të diskutonin detajet e ndarjes ose martesës së tyre.

Në fakt, Diana fajësoi pabësinë e Charles për problemet e tyre martesore dhe shtroi shumë pyetje në lidhje me aftësinë e tij për të sunduar monarkinë.

Intervista u transmetua dy vite para se Princesha Diana të vdiste në një aksident tragjik me makinë në Paris në vitin 1997.

Duke patur parasysh mënyrën se si u transmetua intervista në BBC, kishte shumë biseda në atë kohë se si do të reagonte mbretëresha Elizabeth.

Intervista e transmetuar ndikoi shumë në jetën e familjes mbretërore për shkak të fjalëve që rrëfeu princeshë Diana.

Mbretëresha Elizabeth nuk ishte personi i vetëm në familjen mbretërore që u mërzit nga intervista e Dianës, pasi edhe  princesha Margaret ishte gjithashtu e zemëruar për atë që u trasmetua në televizionin kombëtar.

Gjatë një interviste, eksperti mbretëror Craig Brown zbuloi se Princesha Margaret ndihej sikur Princesha Diana kishte tradhëtuar të gjithë familjen.

Princi Uilliam në atë kohë ishte adoleshent dhe gjithashtu raportohet se ishte zemëruar me nënën e tij për diskutimin e çështjeve private me shtypin.

Mendimi i Princit William për situatën ndryshoi kur u rrit, ku ai e ndjen shumë mungesën e saj.

Duka i Kembrixhit dhe vëllai i tij i vogël, Princi Harry, ende fajësojnë paparacët për vdekjen tragjike të nënës së tyre.

Mbretëresha Elizabeth nuk ka komentuar ende rreth letrës së saj ku pretendohet se ia ka dërguar Princeshës Diana.

Foto nga intervista e princeshë Dianës me gazetarin anglez Martin Bashir

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal