Dixhitalizimi/ KQZ dhe Qeveria zvicerane nënshkruajnë marrëveshje deri në 2026! Financim 1.2 mln euro

Në kuadër të bashkëpunimit për dixhitalizimit, KQZ ka nënshkruar sot marrëveshje deri në 2026 me Konfederatën e Zvicrës. Celibashi tha se kjo është një shprehje e bashkëpunimit nëpërmjet e KQZ dhe Konfederatës zvicerane ku do tw ofroheshin 1.2 mln euro fond. 

‘Kjo është një marrëveshje nëpërmjet KQZ dhe Konfederatës Zvicerane. Financon drejt për së drejti me shifrën 1.2 mln euro projektin e KQZ. Shprehje e vlerësimit dh konsiderimin pozitiv të KQZ dhe për atë që përfaqëson si institucion publik. E vlerësojmë faktin që Konfederata e Zvicrës po i jep këtë mundësi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.’- tha Celibashi.

Në bazë të marrëveshjes, qeveria zvicerane jep 1.2 milionë euro për të përmirësuar kapacitetet e Komisionit, për të modernizuar disa shërbime dhe për të futur instrumente të reja dixhitale dhe IT. Projekti do të zgjasë katër vite deri në vitin 2026 dhe do të zbatohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Zvicrës.

Projekti parashikon zhvillimin e një sistemi të ri elektronik të dokumenteve të KQZ-së, një aplikacion të ri për sigurimin e të dhënave zgjedhore, një modul dixhital për akreditimin e vëzhguesve dhe një modul online për regjistrimin e subjekteve zgjedhore.

Ligji i ri zgjedhor (2021) kërkon zbatimin e disa aplikacioneve të teknologjisë së informacionit (identifikimi biometrik i votuesve, sistemi elektronik i votimit etj). Në sektorin qeveritar dhe specifikisht për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka kërkesa specifike për llogaridhënien publike si dhe nevojë për të respektuar legjislacionin për të regjistrat publike.

Zvicra mbështet qeverisjen demokratike në Shqipëri si pjesë e programit të saj të bashkëpunimit 2022-2025.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët