Dixhitalizimi lufton korrupsionin, KE: Ka përparim por 1/3 ekonomisë shqiptare vijon të jetë informale

Shqipëria ka përparuar në luftën kundër informalitetit thotë Komisioni Evropian, edhe pse ende ky fenomen është shqetësim për zhvillimin e ekonomik të vendit. Sipas raportit të Komisionit Evropian lehtësimi i procedurave për marrjen e shërbimeve si dhe pagimi i taksave online ka ndikuar në mundësinë e bërjes së korrupsionit.

“Dixhitalizimi në rritje i shërbimeve publike ndihmon në uljen e barrës administrative mbi bizneset si dhe korrupsionin dhe informalitetin. Pagesat e taksave online reduktuan mundësitë për korrupsion p.sh. duke pasur më pak takime ballë për ballë me zyrtarët e taksave”, thuhet në progres raport.

Procesi i Fiskalizimit i nisur në janar të këtij viti thuhet në raport do të jap një ndikim pozitiv në reduktimin e evazionit fiskal por thuhet se pavarësisht përpjekjeve 1/3 e ekonomisë së vendit është informale.

“Me zbatimi i faturimit elektronik ("Fiskalizimi") në vitin 2021 e përforcon këtë zhvillim. Sidoqoftë, ekonomia joformale mbetet e madhe - vlerësohet se përbën rreth një të tretën e PBB-së”, thuhet në raport.

Ashtu si edhe raporte të tjera ndërkombëtare të FMN, BB apo dhe të dhomës Amerikane të Tregtisë, në raportin e KE thuhet se një nga problemet më të mëdha që biznesi ka në vend është korrupsioni. Shqetësim tjetër i ngritur nga komuniteti i biznesit thuhet në raport është edhe ndryshimi i vazhdueshëm i ligjit tatimor si dhe procedurat e prokurimit publik.

Më tej Komisioni Evropian thotë se vendi ka përparuar në përballimin e presionit konkurrues të shteteve të BE, por ende pengohet nga mungesa e njohurive teknologjike, si edhe kërkohet më shumë investim në kapitalin njerëzor.

Një tjetër sugjerim i dhënë për vendin është edhe investimi më tej në tregti për të zgjeruar hartën e shteteve me të cilat ka shkëmbime të mëdha mallrash, madje thuhet se duhet rritur edhe prodhimi në vend pasi është e ekspozuar nga goditjet e tregut të jashtëm.

J.SH./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rishfaqen nostalgjikët e diktatorit, a duhet bërë dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare?



×

Lajmi i fundit

John

Merret vendimi/ Gruaja e ' El Chapo' dënohet me 3 vite burg! Fjalia prekëse që i tha në fund gjyqtari