Pas falsifikimit të lejes së qëndrimit nga Cobbinah/ Policia e Shtetit merr masa: Tani leje vetëm në formë dixhitale

Lejet e qëndrimit për të huajt në Shqipëri nuk do të jenë më një format A4, por nga fillimi i vitit 2021 ato do të jenë dixhitale si kartat e identitetit me parametra sigurie.

Me anë të një prokurimi publik, Policia e Shtetit ka hapur garën për përzgjedhjen e kompanisë fituese për të ofruar dokumente me element sigurie për shtetasit e huaj që jetojnë e punojnë në vëndin tonë.

Report Tv mëson se këto ID dixhitale me titullin leje qëndrimi do të kenë të dhëna gjeneraliteti kohëzgjatjen, element sigurie, ngjyrën e syve si dhe idetifikimin biometrik të personit që pajiset me këtë leje.

Të tjera element sigurie leja dixhitale do të ketë edhe ditët e qëndrimit të shtetasit të huaj në vendin tonë, përfshi leje për efekt studimi, pune, residence, etj.

Lejet aktuale janë të formatit letër të cilat lehtësisht janë të manipulueshme. Për falsifikim të lejes së qëndrimit ish-lojtari klubit Tirana Winnful Cobbinah u dënua pak ditë më parë nga drejtësia shqiptare me 100 orë punë publike.

Por pas dënimit ai braktisi Shqipërinë dhe u largua edhe si futbollist duke shkuar në Egjipt. Ishte kjo leja e qëndrimit që ai falsifikoi dhe u ndalua në Rinas nga policia kufitare pasi kishte shkelur ditët e qëndrimit.

Cobbinah u bë një emër i njohur për publikun pasi rezultoi se ishte shtetasi i vetëm i huaj i cili pati fatin të pajisjes edhe me pasaportë shqiptare brenda 8 orëve me dekret të presidentit Ilir Meta, por nga ana tjetër ai ishte nën akuzë për falsifikm të lejes së qëndrimit.

E.M./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ushnjaaa: 03/12/2020 15:36

    Ore po pashaporten e moret mbrapsh apo jo..Se iku ai boti pa hallin

    Përgjigju
  • JamKushJam: 03/12/2020 15:19

    obobo, ca ju bete gjithe atyre legenave qe falsifikojne haptazi.. hahahahhaha... jo per gje po se tani neqofte se ndodh ka dokumentacion dhe persona qe firmosin per to, dhe u bie faji atyre!!!!! PO s'thone kote qe c'do e keqe e ka nje te mire!!!!

    Përgjigju
  • Tomini: 03/12/2020 14:55

    Po sa te shkathet. Direkt e kapen mundesin per te shpik ndonje tender te grabisin parat

    Përgjigju
    • JamKushJam: 03/12/2020 15:22

      Cudi qe te shkon mendja te tenderi dhe jo te terroristet qe futen si tu do qejfi ne territoret tona, apo administratoret e dokumentave qe merrnin lek per te bere dokumenta false????????

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit