Pas Rudina Hajdarit edhe Glauk Olldashi kundër Bashës: PD nuk ngjall besim në popull që nga 2015, duhet ristrukturuar partia

Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashit një figurë historike në radhët e PD propozon një proces të ri zgjedhor për ristrukturimin e Partisë Demokratike. Ndonëse në protestat e opozitës është parë krah Bashës, Olldashi duket se e ka humbur besimin tek partia për të cilën babai i tij kontribuoi për shumë vite.

Ai shprehet se PD fiton zgjedhje vetëm kur ndjell besim por zgjedhjet e 2015 dhe 2017 treguan që populli nuk beson më tek PD.

Olldashi thotë se demokratët nuk pyeten më në PD dhe nëse dikush brenda partisë së tij guxon të kundërshtojë, shpallet tradhtar.

"E Diela ishte dita në të cilën do të kisha ushtruar për herë të parë të drejtën e votës. Nuk e bëra, edhe pse e kisha pritur këtë ditë prej kohësh.​

Demokratët nuk i janë trembur kurrë proceseve zgjedhore sepse ato janë për ne prova dhe sprova e demokracisë. PD-ja fiton zgjedhje vetëm kur ndjell besim dhe frymëzon demokratët dhe të gjithë shqiptarët që edhe pse nuk kanë bindje të caktuara politike besojnë tek fryma që forca jonë përfaqëson.

A është në popull ky besim? Zgjedhjet e 2015 dhe 2017 treguan që, Jo. Tek procesi i 2019 nuk e testuam besimin e popullit. Tashmë ky akt, i cili i dha 61 bashki PS - A do t’i vlejë kësaj force politike? Po për ne a do të vlejë?

Fakti i hidhur është që PD nuk do të menaxhojë më asnjë pushtet. Kush ka faj? Sigurisht që përgjigja që na vjen në mendje kur na pyesin është “vetja”. Por, demokratët nuk u pyetën për vendimin e mospjesëmarrjes, në fakt demokratët jo vetëm që nuk pyeten më në PD, por edhe kur ndonjëri gucon të kundërshtojë shpallët “tradhëtarë”. Kjo mendësi komuniste, edhe pse e huaj për partinë tonë, na ka “infektuar”.

C’farë është kura? Për mendimin tim do na bënte mirë një proces zgjedhor për ristrukturimin e partisë tonë.

P.S., Po më quajtët tradhëtar……. nuk mërzitem", shkruan Olldashi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bmn: 03/07/2019 08:40

    Po sikur ta kene ditur ata prinder qe ky do behej dallkauk qe i kane vene ate emer

    Përgjigju
  • BRSS: 02/07/2019 22:13

    SA I SHEMTUAR TIP DEBILI TREGON QE NE PARAQITJE QE EDHTE KERRIÇ NJERI PA INTELEKT

    Përgjigju
  • tironci: 02/07/2019 16:50

    Po si shpjegohet te gjithe kalamojt e ktyne plerave qe kemi pas si burra shteti dun te hyjn ne politike, car kujtojn keto qe e kan pas prone te baballarve te vet si ajo si dhe ky palluqe qe 18 vjec duket sikur eshte 50 vjec. shkoni mer pirdhuni se ka pd cuna e goca te tjere pa fund, se dhe ju si ato jemi se geni nuk ndryshon as i here

    Përgjigju
    • Thanoja: 02/07/2019 17:43

      Po ja din vleren, se vidh ca vite e siguro terr jeten

  • Mbaje me shkume: 02/07/2019 15:09

    Mos u lodh se risrukturim te partise PD vetem kur te vdese Berisha.

    Përgjigju
  • shqiptari: 02/07/2019 15:06

    O çuni i olldashit po PD-ja ta vrau babane tendin e te rudines pse rini akoma me ata kriminel

    Përgjigju
    • life: 02/07/2019 22:09

      @ shqiptari:olldashin nuk e vrau njeri por u vra se harroi timonin dhe ishte pa rrip se......po i bente gojore,kurse per Azemi kontrabanden dihen arsyet

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit