Djali ka humbur kujtesën/ Momenti prekës kur nëna shqiptare e gjen në Greqi pas 20 vitesh: Të njoha menjëherë

Greqi-Një person i quajtur Petro në Athinë i cili thotë se nuk mban mend asgjë, më në fund mund të ketë gjetur familjen e tij biologjike.

I njohur si Petros Koutsoukis, ai tërhoqi vëmendjen e medieve greke pasi deklaroi se kishte humbur kujtesën dhe nuk mbante mend kush ishte dhe se nga vinte.

Fillimisht autoritetet pretenduan se ai ishte shtetas grek, por më pas kjo hipotezë u hodh poshtë, pasi disa njerëz që kishin punuar me të, thanë se ai ishte me origjinë shqiptare, i ardhur në Greqi 20 vite më parë.

Mirëpo ditën e sotme në Athinë ka mbërritur një grua e moshuar shqiptare, që besohet të jetë nëna e tij. Ajo do kryejë një analizë ADN-je për të verifikuar nëse është apo jo djali i saj.

Në pamjet të publikuara nga mediat fqinje shohim momentin emocionues teksa gruaja shqiptare puth dhe përqafon djalin e saj.

Sipas dëshmisë së saj, Petro vuan nga amnezia autobiografike dhe për këtë arsye nuk mban mend asgjë nga fëmijëria e tij.

Gruaja e cila ishte e shoqëruar nga djali tjetër, thotë se është 100% e sigurt se Petro është djali i saj.

Megjithatë, Petro ende nuk mban mend asgjë, as nënën dhe vëllain e tij të mundshëm.

“Jam nënë e katër fëmijëve. Jetojmë në Këlcyrë të Shqipërisë. Në vitin 1990 Petriti u largua nga Shqipëria me të tjerë dhe erdhi në Greqi. Mbajtëm lidhje deri në vitin 1995 dhe më dërgonte letra, ku më thoshte se jeton dhe punon në Kalamatë të Mesinisë. Nga viti 1995 deri në vitin 2001 ka ndërprerë komunikimin, por kam dëgjuar për të nga një bashkëfshatar që jetonte në Ekali.

Kur erdhi djali tjetër në Greqi, e thirri “Petrit” ai u përgjigj se nuk është Petriti dhe se nuk na njeh. Pak ditë më parë e pamë në televizor duke kërkuar familjen e tij. E kuptova menjëherë se ishte djali im. Nuk kishte ndryshuar që atëherë. Unë kurrë nuk e kisha raportuar djalin tim të zhdukur”, tha ajo për autoritetet greke.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi