Djalit të saj iu plotësua ëndrra e takimit me Ronaldon e Bufon, nëna drejt përmirësimit për t'u ringritur më e fortë

Djalit të saj iu plotësua ëndrra e takimit me Ronaldon e Bufon, nëna drejt përmirësimit për t'u ringritur më e fortë

TIRANË - Manjola Cakoni është ende në spital nga lëndimet e marra prej tërmetit të 26 nëntorit në Thumanë të Fushë-Krujës. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu i ka bërë një vizitë në spital, ku jep lajmin e mirë se gjendja e saj po përmirësohet nga dita në ditë. Ajo humbi bashkëshortin dhe vajzën nën rrënojat e pallatit të shembur në Thumanë, ndërsa shpëtoi edhe djali i saj Alesio i cili u hodh nga dritarja e katit të pesë. 

"Kurajë Manjola! Për fat të mirë Manjola po përmirësohet nga dita në ditë, me shpresën që të gjejë forcën të kapërcejë humbjen e madhe! Po kujdesemi për mamin e Alesios së vogël që shpëtoi për mrekulli nga tragjedia e Thumanës, që të jetë sa më shpejt me djalin e saj dhe të ringrihen më të fortë. Manjola ti nuk do të jesh kurrë vetëm", - shkruan ministrja.

Djali i saj Alesio ësht ëpërmirësuar nga gjendja shëndetësore dhe dje ishte në Itali, së bashku me Alesio Lalën, një tjetër fëmijë i mbijetuar nga tërmeti, të cilëve kryeministri Edi Rama u bëri surprizë duke i takuar me yjet e futbollit, Cristiano Ronaldon dhe Gianluigi Buffon.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh