Djathë bebe, vaj ulliri dhe birra 
false, ja superblici në Tiranë

Djathë bebe, vaj ulliri dhe birra <br />false, ja superblici në Tiranë
TIRANE- Sa të rrezikuar jemi nga ushqimi që konsumojmë çdo ditë? 

Kjo pyetje plot frikë brenda vërtetohet kur mëson superaksionin e Policisë që ka mundur të zbulojë në Tiranë, kryesisht në Kamëz, në lagjen "Ali Demi", "Lanabregas", disa punishte që në mënyre ilegale prodhonin e paketonin ushqime të pakontrolluara.

Nga djathi bebe, sukot për fëmijë, tek Vaji i ullirit, birrat, e salca e domates janë produktet ushqimore të falsifikuara të sekuestruara nga policia e Tiranës në harkun kohor të tre muajve. 

Nga dhjetor 2016 deri më 28 shkurt 2017 janë kryer tetë operacione policore ku në pranga kanë rënë 5 falsifikator dhe janë sekuestruar mbi 100 lloje produktesh ushqimore të falsifikuara e janë asgjësuar afro 1.5 ton në sasi të cilat kanë nisur të asgjësohen.

[gallery]21273[/gallery]
Produktet e falsifikuara hidheshin në treg në dyqane të ndryshme dhe Qendra Tregtare me ambalazhin "mallra në ofertë". 
 
Report Tv dhe Shqiptarja.com ka siguruar fotot e tre prej tyre të cilët akuzohen dhe janë përgjegjës për falsifikimin e produkteve ushqimore nga makaronat "Jufka" e deri tek salca e kosit, gjiza, vaji ullirit, Salca, birrat e detergjentet.
 
Produktet u sekuestruan gjatë operacioneve të koduara “Peper, "Jufka" dhe Kimisti”.

Aksionet e policisë për zbulimin e punishteve ku falsifikoheshin produktet ushqimore ka zgjatur rreth tre muaj, ndërsa nuk dihet se prej sa kohësh falsifikatorët ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm.
 
Ndër produket e falsifikuara është edhe djathi bebe me mbishkrimin “La Vache Quirit” (Lopa që qesh), i cili njihet si produket mjaft i përdorur në tryezat e familjarëve. 

Fabian Gero, 55 vjeç, i cili u arrestua sot së bashku me djalin e tij, Arnold Gero, i janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme Vaj ulliri false me logon “Himara” dhe Salcë domate me logo të falsifikuar “Fagero”.
 
Por këto nuk janë të vetmet produkte.
 
Jufkat e falsifikuara të cilave u ndryshonte dhe data e skadencave prodhoheshin nga Shemsi Pira, 51 vjeç, gjithashtu i arrestuar.
 
Punishtja e Pirës është zbuluar në Kamëz ku në mënyrë artizanale dhe me këtë makineri ai krijonte makaronat Jufka false të cilat më pas dilnin në treg.
 
Në një tjetër operacion koduar “Peper” është arrestuar Spiro Fuqi që shihni në këtë foto të cilit i janë sekuestruar 100 kg produkte të falsifikuara nga Salca e kosit Xaxiq, gjiza e deri tek konservat e sardeleve.
 
Por si hetohen këta persona dhe si është arritur të zbulohen.

te arrestuarit

Pashai: Situata e vështirë, institucionet të kontrollojnë tregjet
Kreu i krimit ekonomik për Tiranën, Alket Pashai, deklaron se përballen me një situatë të vështirë, por ia kanë dalë mban të zbulojnë punishtet që kërcënojnë jetën e qytetarëve.

“Zyrave për krimin ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës prej fillimit të muajit dhjetor ka qenë në ndjekje të një plani masash i cili jo vetën në plan kombëtar por edhe në plan ndërkombëtar që ka të bëjë me sigurinë ushqimore. Gjej rastin t’u bëjë thirrje qytetarëve shqiptar që të bëjnë kujdes jo vetëm kur blenë produkte në dyqane ushqimore te dyqani i lagjes por në çfarë do lloj subjekti”, u shpreh Pashaj.  

Pashai bënë apel për institucionet e kontrolleve ushqimore e të tregjeve të ndërhyjnë për të tërhequr nga tregu produktet e falsifikuara.

“Cilësia e produkteve në tregun shqiptar është jo në ditët e tyre më të mira. Kemi të bëjmë me 8 referime prodhime të paligjshme të produkteve ushqimore. Nga këto 8 referime kemi jo pak por  5 persona të arrestuar. 8 këto rastet janë të konstatuar nga organi i Policisë së Tiranës. Asnjë nga këto raste nuk ka qenë me informacion të ardhur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit”, tha për Report TV  Pashaj. 

Por sipas Pashait, zgjidhja e këtij problem kërkon vigjilencën e qytetarëve të cilët duhet të denoncojnë pranë policisë çdo dyshim apo produkt që ata konstatojnë të falsifikuar apo kanë dyshime, kudo qoftë ky produkt i vendosur në markete lagje apo supermarkete e Qendra Tregtare. 

alket pashai kreu i krimit ekonomik eskluzivisht per report tv
(Kreu i krimit ekonomik Alket Pashai në intervistë për Report - TV )

Të arrestuar nga policia

Spiro Fuqi 

Fabian Gero

Arnold Gero

Shemsi Pira

Produktet ushqimore të falsifikuara
Djathtë bebe "La Vache Quirit"

Suko për fëmijë

"Jufka" dibrane

Vaj Ulliri

Perime të konservuara

Farë djathi

Pije alkoolike (Birrë Tirana, kuqalashe) 

Salcë domate “Fagero"

Verë e markës “Vrant” dhe “Vinca Delviso” 

Bitter

Nescafe

Detergjente

“Ver nel”

“Budy lotion”

Bojëra flokësh

“Mis Gonneta”

“Pur”

Produktet e falsifikuara që u bllokuan nga policia 
3432 kg makarona “Jufka” 

100 litra vaj i hapur 

45 litra vaj i ambalazhuar 

48 kuti detergjent “Ver nel” dhe “Budy lotion” 

2 kuti me stilolapsa 

"Farë djathi” 2550 copë e 100 gr 

50 kuti bojëra flokësh “Mis Gonneta” dhe “Pur” 

80 kuti me perime të konservuara 

10 shishe pije alkoolike vere e markës “Vrant” dhe “Vinca Delviso”.

500 kova me xaxiqi 

250 kova me speca të mbushura

180 kova me kastraveca të mbushur

500 kova me artikuj të tjerë si patëllxhanë, dhe sardele konserve.

3480 kanaçe Nescafe Late e skaduar

Birre Tirana kuqalashe 1360 shishe

Suko me mbishkrimin "Vita" 6000 copë
 
Bitter Coccodrillo një sasi prej 8000 shishe 

Punishtja e Fabian Geros
270 shishe plastike 1.5 kg me mbishkrimin Vaj sallate Himara dhe vaj ulliri Himara

150 l vaj ulliri i hapur pa etikete.

Arome vaj ulliri 40 kg.

700 shishe qelqi të mbushura me salcë domatesh me mbishkrimin Fagero.

Një thes 20 kg i hapur i mbushur me lëndë Sode Kaustike

90 kg me lëndë kimike (përdoret për prodhimin e pijeve alkoolike),

3 shishe qelqi 1 l me lëndë Acid Nitrik

Sapuna me ngjyrë 700 copë

10. Një bidon 1l alkool Izopropilik

Etiketa Stampa me mbishkrimin Fagero Leng Domate Passata

Etiketa Stampa me mbishkrimin Fagero salc Domate me ereza

Etiketa stampa Vaj sallate Himara, Vaj ulliri Himara dhe

Etiketa stampa Vaj ulliri Himara si dhe etiketa vaj extra vergine

Pajisje që shërbenin për prodhime të ndryshme.


  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pagë 'sheiku' në Arabi, Edin Dzeko kërkon largimin nga Fenerbahce

Pagë 'sheiku' në Arabi, Edin Dzeko kërkon largimin nga Fenerbahce