Djeg fytyrën përpara 5 ditëve në një sobë me dru, foshnja 18 muajshe transportohet me helikopter nga Thethi në Tiranë

Një foshnje 1 vjeçe e gjysmë, me temperaturë të lartë dhe fytyrë të djegur, është transportuar këtë të enjte me helikoper nga Thethi në Tiranë. 

Burimet e Report Tv bëjnë me dije se foshnja kishte pesë ditë që kishte rënë në sobë me dru dhe përhapja e plagëve të shkaktuara nga djegia në fytyrë ka qenë arsyeja e temperaturës së lartë në të. 

Momentalisht ajo gjendet e shtruar në repartin e Kirurgjisë Plastike në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë