Djegia e fabrikës në Skrapar, Silva Caka: Institucionet vendore e qendrore të bashkëpunojnë për ringritjen e saj, punëson me qindra gra e vajza

Djegia e fabrikës në Skrapar, Silva Caka: Institucionet vendore e qendrore të bashkëpunojnë për ringritjen e saj, punëson me qindra gra e vajza

Djegia e fasonerisë në Skrapar

Ish deputetja e LSI-së, Silva Caka ka reaguar për djegien e fabrikës së këpucëve në Skrapar një ditë më parë duke e cilësuar si një goditje të rëndë për punësimin në zonë. Caka shprehet se fabrika punësonte 250 punonjës që tashmë kanë ngelur pa punë duke goditur edhe më shumë ekonominë  dhe papunësinë në zonë.

Ajo bën thirrje që të institucionet vendore e qendrore, duhet të bashkëpunojnë me administratorin e këtij investimi dhe të bëjnë gjithçka të mundshme, për rimëkëmbjen e Fabrikës dhe rikthimin e saj në gjendje pune, ku ishin punësuar me qindra gra e vajza.

"Dje për shkak të një incidenti në rrjetin elektrik, u dogj e vetmja fabrikë në Skrapar, ajo e këpucëve. Ky investim u realizua në Skrapar 6 vite më parë, falë bashkëpunimit me pushtetin vendor dhe kjo fabrikë u kthye shumë shpejt në një mundësi reale për zhvillimin e ekonomisë së Skraparit dhe punësimin e qytetarëve, kryesisht të grave dhe vajzave. Fabrika e këpucëve në Skrapar, ka patur një kapacitet prej 250 punonjësish. Në një zonë si Skrapari, ku papunësia është shumë e lartë, shkatërrimi i kësaj Fabrike, është fatalitet i madh. Duke marrë në konsideratë edhe situatën shumë të rëndë të bizneseve për shkak të pandemisë, çështja e papunësisë bëhet akoma më kritike. Prandaj, për të shmangur rritjen e papunësisë dhe varfërisë në Skrapar, por edhe për të ndihmuar gratë dhe vajzat e punësuara në këtë Fabrikë, institucionet vendore e qendrore, duhet të bashkëpunojnë me administratorin e këtij investimi madhor dhe të bëjnë gjithçka të mundshme, për rimëkëmbjen e Fabrikës dhe rikthimin e saj në gjendje pune", shkruan Caka.

Ditën e djeshme në Skrapar u dogj fasoneria e këpucëve "Alba Shoes" për shkak të një shkëndije elektrike duke rrezikuar jetën e punëtorëve që ndodhin brenda, por që fatmirësisht gjithçka u mbyll pa lëndime, por me pasoja të mëdha materiale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mashkullori: 07/08/2020 15:12

    Une nuk e kuptoj kete zonjen Silva Caka... Se pari,ne se eshte prone private,duhet te kete dhe pronar,jo vetem administrator.Perse kerkohet bashkepunim me administratorin dhe jo me pronarin e vertete,cili eshte pronari? Se dyti,deri kur do vazhdohet te kerkohet ndihme nga shteti,kur vete je fajtor se nuk zbaton kerkesat e vazhdueshme per sigurimin e pronave? Se treti,me te tille deputete,nuk ka per t'u bere kurre Shqiperija.Keta hartojne dhe miratojne ligje dhe pastaj bejne thirrje sepse dikush nuk ka zbatuar ligjet te ndihmohet nga shteti... Jo moj zonje jo! Une jam pensionist dhe ato qindarka qe ka shteti i dua te me rrite pensionin se e kam sa per buken e gojes dhe per asgje tjeter.... Nuk kam shpirt krimineli,por kerkoj te vendoset rregull dhe drejtesi ne administrimin e pronave dhe buxhetit te shtetit... Ne se do ishte prona e siguruar,do te merrte disbursimin prej kompanise te siguracionit.Ne kete rast nuk do isha kunder edhe dhenien e nje ndihme nga shteti,por jo te ndertoje shteti pronen e dikujt qe te gjitha fitimet t'i gezoje vete dhe demet t'ja paguaj une dhe te tjeret si taksa pagues te djeshem apo te sotem... Me siguri qe ka qene prone e ndonje Leshi te dhirte LSI,prandaj dhe nuk del emri i pronarit.... Dje u tha se punonin 30 puntore ndersa sot kjo e con ne 250 puntore.Mos kerkon qe t'ja ndertojne sap er 8 fishin e asaj qe kish?

    Përgjigju
  • redi: 07/08/2020 15:02

    Sigurumi i bisbeseve private esgte i dertryeshem .Mjaft po paguajne sgqiptaret ne fukarallekun e tyre per 39 vjet .

    Përgjigju
  • meri: 07/08/2020 13:51

    Kjo fabrike ,ishte shteterore apo private ?,Neqftese ishte private,Zotria qe e zotronte duhet ta kishte te Siguruar,dhe nuk kan pse te paguajne shqiptaret per pronat private.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Greqi, goditet rrjeti i prostitucionit, shfrytëzonte vajza të mitura 14 dhe 15-vjeçare

Greqi, goditet rrjeti i prostitucionit, shfrytëzonte vajza të mitura 14 dhe 15-vjeçare