Dorëheqja e opozitës, Rama: E paparë! Gati për dialog, por jo për zgjedhje të parakohshme

TIRANE-Kryeministri Edi Rama i shtrin dorën e bashkëpunimit opozitës pas firmosjes për të djegur mandatet dhe protestave, por për forcimin e demokracisë dhe kurrsesi për zgjedhje të parakohshme. Përmes një konference për shtyp, Rama u shpreh se nuk do të pranojë kurrë që të dialogojë për retorikën e dhunshme, as dhunën mbi institucionet, as imponimin me dhunë të raporteve politike apo ndërprerjen e mandatit legjitim përmes një veprimi që e cilësoi kamikazi politike. "Opozita ka konsumuar një akt të panjohur në historinë e vendeve me zgjedhje. Një akt i paparë dhe i padëgjuar, por jo i pashpjegueshëm. Jemi gati të ulemi dhe të dialogojmë për gjithcka që i shërben forcimit të demokracisë. Një ndër gjërat që mund të diskutohet nuk është as retorika e dhunshme, as dhun mbi institucionet dhe as imponimi me dhunë i raporteve politike dhe as ndërprerja e mandatit legjitim përmes një kamikazi politike. Dora e bashkëpunimit me opozitën është e shtrirë edhe kjo temë do të ketë kohën e vet më herët se vonë " tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se nuk do të heq dorë nga mandati që ka marrë nga shqiptarët duke i kujtuar opozitës së në 2017 u rikonfirmua, teksa në pushtet ishte bashkë me opozitën, e cila monitoroi zgjedhjet. "Jam zgjedhur kryeministër dy herë, herën e parë në një koalicion pas tetë vitesh në opozitë, herën e dytë me shumicë absolute pas një palë zgjedhjesh në një qeveri me opozitën, kujtoj që opozitës iu dhanë të gjitha ministritë që kërkonte dhe agjenci shtetërore, plus kryetarin e KQZ dhe gjithcka tjetër që kërkoi. Nuk mund të bëjmë asgjë për vetëvrasjen politike të opozitës. Populli do të flasë në zgjedhjet e qershorit të këtij viti dhe ato të 2021. Përgjegjësia është të vijojmë drejt dhe t'u shërbejmë me përkushtim të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim, aq më tepër kur demokratët nuk i përfaqëson asnjë në Kuvend".

Ditën e sotme, ku opozita firmosi djegien e mandateve, Rama e cilësoi si më të keqen për demokracinë dhe që mund të rezultojë fatale për negociatat. "Kjo është ditë e keqe për demokracinë. E dëmshme sa të duash kjo sjelle destruktive e opozitës. Kjo është fatkeqësia e këtij vendi që goditet për të vetët. Mund të rezultojë fatale për çeljen e negociatave". Por si i komenton kryeministri Rama thirrjet e ndërkombëtarëve dhe kush është halli i vërtetë i protestës së opozitës sipas tij? "Ata që sot ankohen se jetojnë në Venezuelë, atje SHBA dhe BE-ja janë me opozitën, ndërsa këtu kundër. Këta lanë mandatet se nuk kanë pas popullin dhe kanë frikë nga drejtësia e re. Ata që përmes politikës kanë bërë banjo edhe për macen, ndërsa sot i flasin popullit nga maja e takave sikur të ishin të dërguarit e Zotit" tha ai.

Gjatë konferencës Rama nuk kurseu 'thumbat' kundër Bashës, Metës, Berishës dhe Kryemadhit. "Nuk kam rënë nga qielli, unë nuk jam i pagabueshëm, kam bërë gabime, por ditur të kërkoj edhe falje. Ndonjëherë edhe e kam humbur sensin e masës në reagimet e mia, por Saliut nuk i kam thënë kriminel me duart me gjak, apo Ilirit ti kem thënë horr bulevardi, apo Monikës hajdute me çizme. Sa për blerjen e votave nuk e fsheh dot, që kur shoh Monikën që i thërret Zotit që të mbrojnë Shqipërinë nga blerësit e votave them se i plotfuqishmi nuk merret me zgjedhjet, sepse  po të ishte kështu, Monika sot  do të ishte e para që do të shkonte në ferr për shitblerjen e votave" përfundoi Rama. Konferenca e kryeministrit erdhi pas djegies së mandateve nga opozita dhe protestave të 16 shkurtit para Kryeministrisë, që degjeneroi në dhunë dhe të sotmes tre orë para parlamentit, por që nuk u shënua asnjë incident.

Fjala e plote e Edi Rames
"Konflikt nga interesat partiake duke nxitur urrejtjen dhe dhunë duhet të përpiqemi që të shohim sa më qartë dhe të reflektojmë sa më thelë. Duke e nisur nga vetja pastaj duke parë. Opozita ka konsumuar një akt të panjohur në historinë e vendeve me zgjedhje. Një akt i paparë dhe i padëgjuar, por jo i pashpjegueshëm. Jam zgjedhur kryeministër dy herë, herën e parë në një koalicion pas tetë vitesh në opozitë, herën e dytë me shumicë absolute pas një palë zgjedhjesh në një qeveri me opozitën, kujtoj që opozitës iu dhanë të gjitha ministritë që kërkonte dhe agjenci shtetërore, plus kryetarin e KQZ dhe gjithcka tjetër që kërkoi. Kishim një synim të vetëm mos kontestimin e zgjedhjeve. Mbi këtë dakordësi u firmos edhe marrëveshja e fundit. Akoma nuk kanë reflektuar se përse humbën. Unë nuk jam as i rënë nga qielli as i pagabueshëm, kam bërë gabime por kam ditur edhe të tërhiqem. Më shumë se njëherë ndaj atyre që më janë vërsulur nuk kanë qenë për ti mbajtur mend me krenari, por jam stërmënduar dhe për ti dëgjuar dhe respektuar të gjithë.

Jam tërhequr duke bërë hap mbrapa më shumë se njëherë kur kam kuptuar se kanë pasur të drejtë ata që janë ankuar, dhe nga ana tjetër kam bërë cmos tu gjendem gjithnjë atyre që më kontaktojnë dhe ti respektoj me përgjigje dhe replika ata që më shkruajnë. Për mua nuk është nevojë për të shtyrë kohën, por pjesë e detyrës e përpjekjes për të përfshirë njerëzit e zakonshëm, si njëri prej tyre edhe kur gabimisht replikat e mia lexohen si arrogancë. Sulmohem përditë edhe për natë jo vetëm nga gojë përdalët e opozitës, por edhe lloj lloj tipash deri në fis edhe në farë kam hyrë në një borxh të pashlyeshëm me fëmijët me gruan me nënën që mbajnë pesha të rënda balte dhe stresi.

Edhe qeverisja ka plotë të meta, por po qeveris për shqiptarët. Ndërsa ata prodhuan keqqeverisje dhe sot që nuk e kam mundësinë të qeverisë prodhon vetëm lajme të këqija. Patjetër nuk është Shqipëria që unë dua në universitete, por studentët paguajnë 50% të tarifave, ndërsa të tjerët marrin bura. Rindërtim ii konvikteve ka nisur dhe vijon. Studentët e bënë duke e vendosur në rendin e ditës atë që ne nuk e kishim.

Por tregon sa e vërtetë është për mua fjala bashkëqeverisje dhe dallimit me atë që bëjnë sikur kanë ardhur nga Hëna. Nuk është Shqipëria që unë dua ajo e zyrave të shtetit, që u përgjigjen njerëzve, por nuk ka njeri që të mbetet pas zyrave, sapo con një sinjal te platforma e bashkëqeverisjen, kjo është një adresë urgjence, por ku ishte deri dje? Deri dje për të zgjidhur hallin duhet të zgjidhje mes partisë dhe ryshfetit. Lanë mandatet se nuk kanë pas popullin dhe kanë frikë nga drejtësia e re. Ata që përmes politikë kanë bërë banjo edhe për macen, ndërsa sot i flasin popullit nga maja e takave sikur të ishin të dërguarit e Zotit. Kjo është ditë e keqe për demokracinë. E dëmshme sa të duash kjo sjelle destruktive kjo sjellje e opozitës. Kjo është fatkeqësia e këtij vendi që goditet për të vetët. Mund të rezultojë fatale për çeljen e negociatave.

Pamjet e së shtunës mund të kenë pasoja për turizmin. Opozita është kthyer në rrezik serioz për partnerët tanë strategjikë. Praktikisht dhe këtë e dinë të gjithë, kjo opozitë e ka lënë prej kohësh Shqipërinë pa një sfidant të besueshëm, por një opozitë e dobët, nuk të përmirëson por të tërheq në batakun e vet dhe të bën si veten. Por opozitën nuk e zgjedhim, por e pranojmë pa kushte dhe përpiqemi ti krijojmë kushtet që të shprehet sa më qartë. Ata që sot ankohen se jetojnë në Venezuelë, atje ku SHBA dhe BE-ja janë me opozitën, ndërsa këtu kundër.

Prej muajsh e kemi lënë në dorë të opozitës vendosi për reformën zgjedhore dhe kemi pranuar rekomandimet e OSBE-së. Jemi gati të ulemi dhe të dialogojmë për gjithcka që i shërben forcimit të demokracisë. Një ndër gjërat që mund të diskutohet nuk është as retorika e dhunshme, as dhunë mbi institucionet dhe as imponimi me dhunë i raporteve politike dhe as ndërprerja e mandatit legjitim përmes një kamikazi politike. Ata e dinë që humbjen në zgjedhjet vendore e kanë të pashmangshëm. Megjithë respektin për punonjësit e bashkive që u kycën nga Shkodra, Mallakastra apo Kavaja, sovrani është ai që gjykon në zgjedhje.

Dëshpërimi nuk ndalet nga asnjë ndonjë shpikje, apo fantazmë të rrëmujave të vjetra apo dhunimi i institucioneve. Sa për blerjen e votave nuk e fsheh dot që kur shoh Monikën kur i drejtohet Zotit, pasi do të ishte e para që do të shkonte në ferr për mëkatin e blerjes së votave. Kjo është zgjedhja më e keqe që ka bërë opozita sot. Nuk mund të bëjmë asgjë për vetëvrasjen politike të opozitës. Populli do të flasë në zgjedhjet e qershorit dhe ato të 2021. Përgjegjësia është të vijojmë drejt dhe t'u shërbejmë me përkushtim të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim, aq më tepër kur demokratët nuk i përfaqëson asnjë në Kuvend. Dora e bashkëpunimit me opozitën është e shtrirë edhe kjo temë do të ketë kohën e vet më herët se vonë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 22/02/2019 12:35

    kurren e kurres mos e ba jemi mire me ty ti te pakten e ke mbush zorren po erdhen ata do na pijn dhe gjakun se jan zorre shpuar vazhdo perpara ec ec ec edo e ke mire kshu

    Përgjigju
  • Konjak: 22/02/2019 08:42

    Nuk di ne se ju politikanet jeni te bindur ,se populli e ka humbur besimin,se paku 70% e tij ,per te gjith ju qe quheni politikan .Pra nuk ekeni besimin e tyj .As kush nga ju ,nuk e ka moralin te hiqet si babai i kombit .Mirpo te aft apo te pa afte ,ne, ju, na udhehiqni .Prandai ju ,duhet te gjeni nje te mesme te arte ,te krijoni mundesine e mirkuptimit te sinqert ndermjet jush ,me ndonje ndrishim ne qeverisie -per te permbush deshirat e te dy paleve .Dhe kio qeveri ,te permbush te gjitha detyrat ngjer ne zgjedhiet e radhes .

    Përgjigju
    • lexues: 22/02/2019 12:00

      cdo lloj marveshje qe do te benin do te ishte vetem per te ruajtur privilegjet e tyre dhe asnje te mire per popullin

  • Une: 22/02/2019 04:56

    O edo, se ti je ene char-izmatik. Ma rras salen ne burg njehere per tradheti dhe krime kunder njerezimit. Pastaj futju lulit, mones, likes, xhafajt, rucit dhe mos harro veten ne fund. Kape icike ene zenin, argiten dhe olsin po munde. I ben kto? Une do ju fusja ne nje qeli te gjiitheve. Mona do bente sa femije or daku, dhe nuk dukeshin si Ilir floriri. Argites, thjeshte do ti rregullonit rracen.

    Përgjigju
  • Qytetar i Përgjegjshëm: 22/02/2019 00:36

    Rama! Njerëzit votuan vetëm për një gjë. Sillni ata hajdutë politikë në drejtësi sa më shpejtë që të jetë e mundur. Siç mund ta shihni, nuk mund të jetojnë pa vjedhur apo shkatërruar. Vendi i tyre nuk është parlamenti, por burg. Përdorni rastin për t'i vënë ata në gjyq pasi që ata hodhën poshtë mandatet e tyre. Është një mundësi e mirë për të kompletuar një copë mister të Rilindijës! Nëse nuk e bëni këtë, njerëzit nuk do t'ju falin fare dhe unë kurrë nuk do të votoj përsëri në këtë vend.

    Përgjigju
  • Chicago: 21/02/2019 23:35

    Vazhdo perpara zoti kryeminister shpresa tek ty i ka emigracjoni kjo pakice popull nuk mund te flasi per te gjithe popullin se kjo pakice i shikojme ketu ku jetojme qe meren me lloj pislliqe ,

    Përgjigju
  • Chicago: 21/02/2019 23:35

    Vazhdo perpara zoti kryeminister shpresa tek ty i ka emigracjoni kjo pakice popull nuk mund te flasi per te gjithe popullin se kjo pakice i shikojme ketu ku jetojme qe meren me lloj pislliqe ,

    Përgjigju
  • Hajdutet bertasin: 'Kapini Hajdutet': 21/02/2019 23:27

    PO MIRE JA EDHE DHA DOREHEQJQN 'DELENXHIU', PO KUSH DO TE VI ME PAS?!!... jU TE GJOJA 'OPOZITES' JENI KOKRRAT E DALLKAUKVE DHE MASKARENJVE QE SI KENI SHOKET NE TE GJITHE BOTEN MBARE...

    Përgjigju
  • fedele: 21/02/2019 23:18

    avanti!

    Përgjigju
  • Tirana: 21/02/2019 22:16

    Kote e han buken rama se ske fuqi per as gja thjeshte je nje kukull.

    Përgjigju
  • Ismet: 21/02/2019 21:08

    Kur je kaq i pastër pse nuk i vë në provë me votë dhe ta shohim kush ka të drejtë por edhe ti e di sa dëme i ke bërë këtij populli

    Përgjigju
  • Faik Konica: 21/02/2019 20:05

    Pa provo te heqesh dore?!

    Përgjigju
  • Populli: 21/02/2019 19:40

    Z kryeminister do besh mekatin me te madh nqs mendon dorheqjen populli I ka shpresat vetem te ti hajdutet te shkojne be burg perjete

    Përgjigju
    • lexues: 22/02/2019 09:41

      me "popull" si puna jote asnje qeveru ne bote nuk do ta qethte hajdarin, je i lindur per skllaveri

    • Popi: 22/02/2019 08:01

      Iken ata qe vidhnin miliona..keta we Jane po vjedhin miliarda

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet