Djegia e mandateve nga PD-ja, konstitucionalisti: Vendimi legjitim, por Kuvendi funksionon

Lideri demokrat Lulzim Basha vendosi sot t'i propozojë grupit parlamentar djegien e mandateve të deputetëve të PD-së. Pjesëmarrjen në protestën e djeshme të opozitës, Basha e përktheu si referendum qytetar për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. Por cfarë sjell ky veprim, a e fut në ngërç parlamentin dhe si vijohet më tej? Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume shpjegon në një prononcim për Report Tv se vendimi i Partisë Demokratike është legjitim, pasi deputeti mund të heq dorë nga mandati kur dëshiron, por një fakti i tillë nuk e pengon Kuvendin që të funksionojë, pasi shumica ka mbi 71 deputetë dhe mund të miratojë ligje me shumicë të thjeshtë. Megjithatë, pavarësisht nga ana juridike parlamenti mund të funksionojë, krijohet një ngërç politik.

Prononcimi i plotë i ish-kryetarit të KQZ-së, Kristaq Kume për Report Tv

Cfarë pritet që të ndodhë me djegien e mandateve?
Nëse grupi i PD merr një vendim politik, ligji e parashikon një gjë të tillë. Megjitë mandati është vullnet i popullit, heqja dorë është veprim ligjor dhe problemet që hap pastaj, duke qenë se bëhet fjalë për një grup parlamentar nuk mund të kalohej cfarë thotë ligji. Një veprim i tillë duhet të lexohet mirë, pasi ka pasoja. Pavarësisht se formalisht me atë strukturë të sotme që ka parlamenti, numrit që ka shumica, mund ta vijojë dhe të punojë, apo ti thuhet KQZ që të bëjë zëvendësimet nga lista. Por referuar ngarkesës politike nuk kanë asnjë vlerë.

Ky veprim shpie drejt një ngërci të madh politik, nga largimi i opozitës nga Kuvendi. Është një situatë që do të kërkojë reflektim të shumicës për të gjetur zgjidhje, të tipit radikal, që mund të bëjë opozita duke u larguar nga Kuvendi. Se si mund të realizohen zgjedhjet, a do i lihet kohë për kuadrin ligjor apo për kodin, do të jetë pjesë e asaj që do të bëjnë forcat politike.

A i cënon ky vendim i opozitës negociatat?
Po, patjetër, nuk është aspak pozitive, pasi vendi ndodhet në prag të marrjes së ftesës për të hapur negociatat, nuk është pozitive një gjë e tillë.

A e krijon djegia e mandateve  një precedent?
Për mua nuk ka rëndësi shumë precedenti që mund të ndodhë, por për atë që realizon një veprim i tillë politik në situatën politike.

Në rast të djegies së mandateve  a mund të flitet për vendet vakante...
Shumica mund të vijojë punën pa qenë asnjë deputet i opozitës, pasi ka mbi gjysmën. Parlamenti hyn në seancë nëse ka shumicën dhe mund të marrë vendime me shumicë të thjeshtë, por nuk mund të miratojë ligje që i takojnë reformave. Por cfarë do ligji që mund të bëjnë një kuvend i tillë, është jo në funksion dhe sikur do të dëshirojmë të gjithë ne bashkë.

A mund të ndodhë që të zëvendësohen mandatet?
Po. Në listë mund të shikohet dhe kush vjen më pas të marrë mandatet, por në një situatë të tillë një vendimmarrje të tillë, nuk ma merr mendja që kandidatët në listë të pranojnë të marrin mandatet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ops: 17/02/2019 16:17

    Rroft rilindja

    Përgjigju
  • Hinglateri: 17/02/2019 16:02

    Ne p... te nenes vet te shkojne se na cane b... e lagu se lagu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Turizmi, lokommotiva e rritjes së PBB-së shqiptare edhe më 2023

Eduard Zaloshnja: Turizmi, lokommotiva e rritjes së PBB-së shqiptare edhe më 2023