Djegia e mandateve/ Vasili i përgjigjet OSBE-së duke i manipuluar raportin për zgjedhjet e 2017

Djegia e mandateve/ Vasili i përgjigjet OSBE-së duke i manipuluar raportin për zgjedhjet e 2017

Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili

Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas thirrjes së fortë nga OSBE që të mos djegin mandatet dhe protesta e ditës së nesërme të jetë paqësore (lexo ketu). Vasili thotë se OSBE-ja i vendosi vulën blerjes së votave në zgjedhjet e 25 qershorit të vitit të kaluar. Ai në postimin e tij në rrjetet sociale citon dy pjesë, të pretenduara nga raporti i OSBE-së për zgjedhjet e 2017. Në pjesën e parë, deputeti i LSI-së, shprehet se OSBE-ja thekson në raport ndër të tjera se 'Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut'.

Por Report Tv disponon raportin e plotë të institucionit ndërkombëtar të certifikimit të zgjedhjeve, ku theksohet se ''Fushata u karakterizua nga aludime (dhe jo akuza sikur e citon Vasili) të përhapura gjerësisht për blerjen e votave, shqetësime për shpërdorimin e burimeve shtetërore dhe presione ndaj zgjedhësve, të lidhura me vendin e punës, të cilat e ulën më tej besimin e publikut" thuhet në raportin e vërtetë të OSBE-së.  Drejtuesi i grupit të LSI citon edhe një tjetër pjesë, që thotë se është nga raporti i OSBE-së. “Shumë prej vëzhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbështetës”. Por e vërtetë është krejt ndryshe.

Në dokumentin e OSBE-së për zgjedhjet e vërteta e pjesës që citon Vasili është kjo "Para ditës së zgjedhjeve, një numër bashkëbiseduesish (pra burime anonime), të MVZ-së, së OSBE-ODIHR-it, theksuan rolin e individëve, që pretendohet se kanë lidhje me krimin e organizuar në procesin zgjedhor. Kjo mbeti një cështje shqetësuese, për këta bashkëbisedues edhe pas zgjedhjeve, duke qenë se disa prej këtyre individëve u zgjodhën deputetë". Në asnjë pjesë të raportit të OSBE-së nuk përmend nga cila palë vijnë akuzat dhe cila parti është akuzuar.  Pra sikur shikohet mjaft qartë, e vërteta e raportit të OSBE-së është ndryshe nga ajo që pretendon Petrit Vasili se ka dokumentuar prezenca e kësaj përfaqësie në Tiranë për zgjedhjet e 2017.


Pjesa e parë e raportit të OSBE për zgjedhjet parlamentare të 2017
Citimi që i bën Petrit Vasili
"Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”

Raporti i vërtetë i OSBE

Pjesa e dytë e raportit te OSBE-se
Citimi që i bën Petrit Vasili
Shumë prej vëzhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbështetës

Raporti i vërtetë i OSBE


Statusi i plote i Petrit Vasilit

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Likk: 21/02/2019 05:10

    E si doni ta shpini Shqiperine ne Europe , kur ju i kini shpallur lufte institucioneve te saj dhe Amerikes???!!!!! Ju qrofte nje gje me gjithe kryetarin tuaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në