Djegia e Muzeut të Vjetër të Muzikës në Gjakovë, Policia identifikon 3 të miturit, dyshohet se i vunë flakën

Djegia e Muzeut të Vjetër të Muzikës në Gjakovë, Policia identifikon 3 të miturit, dyshohet se i vunë flakën

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të moshës së mitur, të dyshuar për djegien e Muzeut të Vjetër të Muzikës në Gjakovë.

Policia njofton se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për pasoja në njerëz.

Policia tha se pas deklaratave të 3 personave në prezencën e akterëve të nevojshëm në konsultim me prokurorin e çështjes të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Stacioni Policor në Gjakovë, më datë 30.08.2023, në ora 18:30 është njoftuar se Muzeu i Vjetër i Muzikës në Gjakovë ishte përfshirë nga zjarri. Të gjitha njësitet e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk ka pasoja në njerëz. Për shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë, rasti ka kaluar për hetim në Sektorin e Krimeve të Rënda pranë kësaj drejtorie. Më datë 31.08.2023, pas një pune intensive hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë tre persona të moshës së mitur, të dyshuar si kryes të mundshëm të veprës”, njofton Policia.

Muzeu i muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri më datë 30 gusht 2023.

S.S/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hamasi publikon video të re të dy pengjeve izraleite në Gaza, lëvizja e re për të ndaluar pushtimin në Rafah

Hamasi publikon video të re të dy pengjeve izraleite në Gaza, lëvizja e re për të ndaluar pushtimin në Rafah