Djegia e 'Porsche-t' në Elbasan, dyshime se ngjarja ka lidhje me ish-bashkëjetuesen

Djegia e 'Porsche-t' në Elbasan, dyshime se ngjarja ka lidhje me ish-bashkëjetuesen

Elis Bahushi dhe makina që u tentua të digjej

Një konflikt me ish-bashkëjetuesen, duket se qëndron pas tentativës së djegies së makinës luksoze tip “Porsche”, në pronësi të biznesmenit Elis Bahushi. Ky i fundit rezulton i dënuar për “Prodhim dhe shitje të drogës” dhe në vitin 2018, i doli emri për verifikim në Turqi pasi dyshohej se ishte personi që transportonte heroinë, për llogari të grupit të Admir dhe Hekuran Hoxhës së Shijakut.

Por lidhur me ngjarjen e ndodhur gjatë orëve të natës së sotme në Elbasan, ku makina e tij luksoze është tentuar të digjet, policia kriminale e Elbasanit, dyshon shumë, se pas kësaj ngjarje qëndron hija e një konflikti disa vjeçar, që biznesmeni Elis Bahushi ka me ish-bashkëjetuesen e tij. Elis Bahushi, gjatë këtyre viteve rezulton të jetë proceduar disa herë për dhunë në familje, madje në vitin 2016 është dënuar me 4 muaj burgim për akuzën e “Dhunës në familje” pasi herë pas herë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Ky konflikt i zgjatur, dyshohet nga policia se është bërë shkak dhe i tentativës së djegies së makinës luksoze të biznesmenit Elis Bahushi. Një nga momentet, thonë burimet policore, kur Elis Bahushi ka dhunuar ish-bashkëjetuesen e tij ka ndodhur në 11 gusht 2015, në ambjentet e lokalit “Frost Club” në pronësi të biznesmenit. Bashkëjetuesja ka shkuar për të marrë një sasi prej 27.000 lekësh të vjetra, sipas porosisë që Elis Bahushi, i kishte thënë një natë më parë.

Kur bashkëjetuesja, ka shkuar atje Elis Bahushi, jo vetëm nuk ja ka dhënë lekët e pramtuara një ditë më parë, por ka filluar ta godasë me duar e shkelma. Në këtë kohë ka reaguar dhe vajza duke bërtitur, sharë ofenduar Elis Bahushin dhe duke thyer e shkatërruar sende të ndryshme të lokalit. Elis Bahushi, për këtë ngjarje është dënuar me 4 muaj burg, ndërsa mësohet se prokuroria disa vite më parë e ka proceduar edhe herë të tjera për “dhunë në familje”, por kjo akuzë është pushuar për shkak të amnistisë. Që prej vitit 2001, Elis Bahushi, administron dhe drejton një biznes konfeksionesh në Elbasan, që quhet “Inter-Elis”. Ndërkohë në pronësi të tij rezulton të jetë dhe lokali “Frost-Club”.

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alfons: 28/09/2020 15:17

    Car majmuni me emer njeriu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet