Flet vëllai i 42-vjeçarit Nardi Xhukellari i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pas një zjarri të rënë shtëpinë ku ai banonte, në fshatin Vërdovë të Pogradecit.
Ai thotë se kur është zgjuar në mëngjes nga gruaja e tij, ka parë se dhoma e vëllait ishte djegur komplet.
Menjëherë më pas ai thotë se kanë marrë fëmijët dhe kanë dalë nga shtëpia.
Punonjësit e zjarrfikëses ai shton se kanë shkuar në këmbë sepse vendi kishte ngrirë prej dëborës.
“Nga ora 4 e mëngjesit më zgjon nusja mua më thotë zgjohu se po bën zhurmë. Kur hap derën shikoj katin e dytë që ishte kapluar nga flakët. Lart banonte vëllai dhe dhoma e tij ishte djegur komplet. Dera jashtë kishe marrë flakë. Sapo e pamë sbënim dot gjë për të shpëtuar vëllain, morëm fëmijët dhe dolëm direkt jashtë dhe smorëm dot asgjë tjetër. Morëm zjarrfikësen erdhën dhe e panë ngjarjes.
Punonjësit erdhen në këmbë për shkak se kishte ngrirë rruga dhe zjarrfikësja xhironte më lart. Skemi marrë dot as rrobat e fëmijëve i kemi nxjerrë zvathur. Mendoj se nga korenti e kemi sepse ka bërë masë. Kjo është pakujdesi e vëllait tim sepse ai vuante nga një sëmundje e rrallë dhe nuk ishte shumë i përgjegjshëm për veten e tij”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Merr flakë shtëpia në Pogradec, vdes 42-vjeçari! I vëllai: Kur u zgjuam dhoma e tij ishte djegur! Zjarrfikësit erdhën në këmbë, kishte ngrirë rruga
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.2%
-
Të gabuar
84%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 5036
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Vatër zjarri në Nartë të Vlorës
16 Prill, 21:19
-
IKMT aksion në Tushemisht për prishjen e objekteve pa leje! Kryeinspektori: Pastrojmë bregun e liqenit
16 Prill, 12:10
-
Pogradec/ Vihet nën hetim 61-vjeçari që po ndërtonte pa leje! U konfliktua fizikisht me 3 komshinjtë, ata i dëmtojnë lokalin
14 Prill, 14:15
-
VIDEO/ Automjeti përfshihet nga flakët në autostradën Thumanë - Milot
13 Prill, 20:24
-
Nis plazhi në Vlorë, operatorët turistikë ende s’janë gati: S'ka punëtorë në sektorin e hotelerisë! Mungesa edhe në Pogradec, shkak pagat e ulëta
13 Prill, 17:17
-
Pogradec, kreu manovër të gabuar, Rrugorja ndëshkon me gjobë drejtuesin e automjetit
13 Prill, 15:58
-
Dibër/ Flakët përfshijnë tokën bujqësore në njësinë Fushë-Bulqizë, zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri (FOTO+VIDEO)
10 Prill, 21:37
-
I zhdukur prej 4 muajsh, gjendet trupi i dekompozuar një 46-vjeçari në Pogradec
9 Prill, 08:46
-
Përfshihen nga flakët 3 banesa në Kuçovë, dëme të mëdha materiale
8 Prill, 15:09
-
Ndezi zjarr dhe dogji një sipërfaqe toke me bimësi, në hetim 22-vjeçari në Klos
8 Prill, 09:23
-
Berat/ Cigarja ndezi mullarin e kashtës, flakët përparuan drejt shtëpive
7 Prill, 18:57
-
Çelet në Pogradec ekspozita në kujtesë të piktorit të ndjerë Gjergji Lako, e bija shpërthen në kritika: Jam e tronditur!
7 Prill, 11:31