'Do hiqen 25 laborantë nga puna se shërbimi u dha me koncesion'/ Drejtori i spitali: E pavërtetë, do jenë pjesë e marrëveshjes së re

SHKODËR- Drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës, Ardian Dajti i është përgjigjur akuzave të PD-së në lidhje me largimin e 25 punonjësve nga laboratori, pasi ky shërbim do të jepet me koncesion.

Drejtori Dajti shprehet se asnjë nga punonjësit nuk i është ndërprerë kontrata e punës dhe së ato do të jene pjesë e marrëveshjes se re me koncesionarin.

Ndërkohë sa i takon pretendimeve të PD-së, se në kohë pandemie po largohen punonjësit, Dajti shprehet së është e kundërta. Ai shtoi se gjatë kësaj periudhe, stafi është shtuar. Koncesioni do jetë një bashkim i tre kompanive, Labofarma, Exalab dhe ABLS që do kryejnë një sërë shërbimesh.

“Asnjë përfaqësues apo punëtor i angazhuar në çfarëdolloj cilësie mjek, laborant në laboratorin e Shkodrës nuk i është ndërprerë marrëdhënia financiare. Lajmi që lihen papunë punonjësit e laboratorit është i pavërtetë. Nga ana tjetër, ne jemi në një proces që së shpejti do të fillojë privatizimi dhe dhënia me koncesion, por të gjithë punonjësve të laboratorit do t’u jepet mundësia që me punëdhënësin e ardhshëm të kenë mundësi për marrëdhënie pune. Pra asnjëri nuk do të largohet nga koncesionari. Me këtë dua të shuaj frikën se disa punëtorë do ikin apo do largohen, e do zëvendësohen me disa të tjerë që s’kanë lidhje me punën”. Më duket dashakeqëse. Jo vetëm që nuk janë larguar nga puna, janë në shërbim të të gjithë pacientëve me dhe pa COVID, gjatë kësaj kohe ne kemi shtuar staf dhe po mundohemi që të situatën e COVID  ka thënë Dajti.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)