POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Do jap dorëheqjen nëse bëhen zgjedhje në 30 Qershor!' Ja si justifikohet Lefter Maliqi: S’ka asgjë për të qeshur...

“Unë do jap dorëheqjen nëse në 30 qershor do të zhvillohen zgjedhje”. Kështu deklaroi para 30 Qershorit deputeti demokrat Lefter Maliqi. I ftuar sonte në emisionin 'Open' ai u pyet nga drejtuesja e emisionit Eni Vasili nëse do ta jepte dorëheqjen tani, pasi zgjedhjet u zhvilluan në datën e përcaktuar. I zënë ngushtë nga pyetja, Maliqi u shmang duke thënë se ai nuk e la mandatin ngaqë Meta nxori një dekret të ri për zgjedhjet.

Biseda
Eni Vasili: Zoti Maliqi, ju deklaruat se nëse në 30 qershor bëhen zgjedhje do jepnit dorëheqjen?
Lefter Maliqi: E prisja këtë pyetje. Nuk ka asgjë për të qeshur.
Eni Vasili: Për ju, po
Lefter Maliqi: Unë kam thënë që në 30 qershor nëse presidenti nuk do nxirrte dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve nuk do kishte fuqi Basha dhe askush të ndalonte konfliktin civil.
Eni Vasili: Përgjigjuni pyetjes që ju bëra.
Lefter Maliqi: Po patjetër, e para konfliktin e shmangu presidenti dhe e dyta nuk ja plotësoj këtë dëshirë kryeministrit më arrogant.
Eni Vasili: Po ju nuk ju tha Rama, e thatë vete.
Lefter Maliqi: Do ta bëj këtë vetëm kur të bëhen zgjedhjet dhe të fitoj Beratin 4 me 3. Unë do ta kisha dhënë dorëheqjen nëse presidenti nuk do kishte nxjerr dekretin.

d.ba./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • CaBone: 11/07/2019 17:50

    Me pak fjal burr Ku..rv, per deri sa shkoj nga te fry era ske ca pret tjeter. Burri qe eshte burr mban qendrrimin e vet dhe gjithmon me te drejten dhe se rrun per njeri.

    Përgjigju
  • Xll: 11/07/2019 12:03

    Fshatari ngelet po fshatar

    Përgjigju
  • Populli: 11/07/2019 10:53

    Po ik o dordolec mbylle,ka mbetur ky vend ne dore te injoranteve e laramaneve te tipit Lefter Maliqi,ptu rrace e ndyre,po te njeh i gjithe Berati se c'palo njeri je ti.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 11/07/2019 10:26

    Kokrra e injorantit

    Përgjigju
  • Dhjsj: 11/07/2019 07:03

    Eshte i lists se bashws, pritet nga ky individ qe tw jetw mashtrues si i zoti

    Përgjigju
  • Franci: 11/07/2019 06:55

    Nuk e kuptoj perse duhen thirrur ne studio keta lopçare.Turp per Shqiperine ne v.2019 te kete deputete te nivelit Lefter Maliqi , debil , rrugaç e mashtrues.

    Përgjigju
  • Xxx: 11/07/2019 06:12

    "bure" pa pik nderi dhe dinjiteti. Njeri qe mund te blihet me nje thes mjell. Keta si puna e ketij monstres jane e keqja e atij vendi....

    Përgjigju
  • enxhi: 11/07/2019 01:14

    po ky duket qe eshte I lene,c;te lere

    Përgjigju
  • Jim: 11/07/2019 01:11

    Polici me idiot I parlamenetit

    Përgjigju
  • Beratesi: 10/07/2019 23:59

    Pse ishe byth qire u bone deputet,je deputet pufkash o i mjere.

    Përgjigju
  • Robshi PPPD: 10/07/2019 23:30

    Shkarkojeni meqë sjep dorëheqjen... sa poshtë keni rënë edhe këtë doni ta demonizoni vetëm se bën pak opozitë në parlament... jeni qesharak... bravo Lefter Respekt

    Përgjigju
  • Albania77: 10/07/2019 23:16

    Njeri i ulet dhe pa dinjitet. Keta jane politikanet shqipetare

    Përgjigju