Banorët e Astirit 'roje' me turne gjatë natës: Do na shemben shtëpinë në 5 të mëngjesit

Banorët e Astirit 'roje' me turne gjatë natës: Do na shemben shtëpinë në 5 të mëngjesit

TIRANË- Banorët e Astirit janë të vendosur që të mos lejojnë shembjen e shtëpive të tyre. Ato shprehen se kanë marrë informacione se IKMT do të nisë shembjen e banesave rreth orës 4:00-5:00 të mëngjesit dhe për këtë arsye kanë vendosur që të flenë jashtë në mënyrë që të mos "gjenden të papërgatitur" dhe sapo të shikojnë lëvizjen më të vogël të mobilizohen që t'i ndalojnë.

Ndërkohë, burime pranë policisë nuk konfirmojnë se u është dhënë një orar i caktuar se kur do të nisë shembja e banesave.

Ato sot kanë marrë njoftimin e fundit që duhet të lënë shtëpinë, por e kanë kundërshtuar sërish duke bërë rezistencë, me argumentin se projekti i Unazës së Re është i korruptuar. Madje, sot banorët i kanë dërguar një letër të ngarkuarës me pune, Leyla Moses ku i kërkojnë që të ndërhyjë dhe të ndalojë shembjen e këtyre banzesave.

Prej më se një viti, ato kanë protestuar kundër këtij projekti që parashikon zgjerimin e rrugës, për pasojë shembjen e banesave të tyre.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • durrsaku: 12/11/2019 01:23

    SAPO erdhi ne durres nje anije ruse e ngarkuar me tritol,,,thone qe do perdoret per te prishur shtepite ne astir dhe zona te tjera rreth -e perqark tiranes….

    Përgjigju
  • I persekutuari: 11/11/2019 22:49

    Po " luani" i Astirit ku eshte ai Protoduari? Po Protoduarja e jema qe e beri Fahriu anetare te keshillit kombetar te PD-se cfare turni eshte? Ju erdhi ora, tsni merrni peng Fahri Balliun Junuior se ai eshte i pari qe ju ka shitur.

    Përgjigju
  • Samiu: 11/11/2019 20:55

    Ikni o budallenj ,,ikni o shpellare,,po kush ju pruri ne qytet ju,,ku dini ju se ceshte qyteti,,,,ju ngritet kasolle e shtepi ashtu sic keni dhe turinjte e juaj,,,fatkeqesi dhe llum e ketij kombi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Basketboll femra/ Tirana mund Flamurtarin në finalen e parë

Basketboll femra/ Tirana mund Flamurtarin në finalen e parë