Investimi nga Turqia/ Mjetet e rënda gati për punë për ndërtimin e spitalit të Fierit

Po bëhet gati terreni për ndërtimin e Spitalit të Fierit, investim prej 60-70 milionë eurosh nga Turqia.

Mjetet e rënda janë pranë spitalit, ndërkohë ka nisur puna për ngritjen e shtyllave elektrike për furnizimin me energji.

Përfaqësuesi turk i paraqitur më parë në vendin ku do të bëhen punimet ka thënë se spitali do të kushtojë rrej 60-70 mln euro dhe do të punohet 24 orë në 24. Në kulmin e punimeve do të jenë 1000-1200 punonjës, nga të cilët 20-30% do të jetë shqiptarë.

Kujtojmë se fermerët, pronarë të tokave ku parashikohet të ndërtohet Spitali i ri i Fierit kanë protestuar për kompensimin.

Ndërtimi i spitalit rajonal të Fierit ishte një prej marrëveshjeve që u firmosën në Ankara gjatë vizitës dyditore që Kryeministri Rama zhvilloi në Turqi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: Një thirrje nga thellësia e gojës së SPAK për Ngjala 2

Adriatik Doçi: Një thirrje nga thellësia e gojës së SPAK për Ngjala 2