TIRANË- Biznesmeni Rezart Taçi do të gjykohet në mungesë në Gjykatën e Posaçme me akuzën se tentoi të pastronte në Shqipëri 18.4 mln euro të mafies italiane ‘Cosa Nostra’. Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për t'u arrestuar në zbatim të një mase sigurie "arrest në burg" dhënë në mungesë ndaj tij.
GJKKO ka pranuar sot, 13 shkurt, kërkesën e SPAK për biznesmenin në arrati dhe në kërkim ndërkombëtar, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për "pastrim parash" dhe "grup të strukturuar kriminal".
SPAK ka arritur në përfundimin se Taçi me kuantin dhe shoferin e tij, Artur Balla dhe Bledar Lilo, në bashkëpunim me italianët Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli kanë organizuar një skemë për pastrimin e parave në disa vende të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Të tre italianët së bashku me Rezart Taçin po gjykohen në një proces që ka nisur tashmë në Itali.
18.4 mln euro të mafies italiane 'Cosa Nostra' u bllokuan në një bankë në Shqipëri në nëntor 2021 dhe më pas u konfiskuan. SPAK thotë se Taçi do pastronte patarë përmes lëvizjes në disa banka në disa shtete dhe do merrte përqindjen. Nga hetimet e SPAK thuhet se Balla dhe Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomistin Fabio Petruzzella-n të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre.
Ndihma që biznesmeni i naftës Rezart Taçi ka dhënë për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për përfitimin monetar në masën 16 %, në raport me shumën e transferuar në Shqipëri e cila që do të vijonte të transferohej në vende të tjera me qëllim fshehjen e origjinës.
Deri më tani për këtë çështje Bledar Lilo e Artur Balla janë dënuar përkatësisht me 6 vjet e 8 muaj dhe 7 vjet e 4 muaj burgim.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
64.2%
-
Jo
28.7%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 2902
Lajme të tjera
-
Masakra e Gërdecit/ GJKKO i thotë 'Jo' Mediut për videokonferencë, dëshmitarët amerikanë do të pyeten nga agjentët e FBI-së
2 Maj, 12:22
-
Amnistia/ Përfituan 100 subjekte të GJKKO, 40 të dënuarve iu fal dënimi, 60 të tjerëve iu ul! Mes tyre 16 zyrtarë dhe 7 gjyqtarë të dënuar për korrupsion
1 Maj, 19:47
-
GJKKO refuzon marrëveshjen mes SPAK dhe ish-kryebashkiakut të komanduar të Kukësit, Granit Gjana, dosja kthehet për hetim
30 Prill, 11:14
-
Leje legalizimi dhe punësime për të votuar PS në zgjedhjet e 2019! Arrestohet zyrtari i kadastrës e kryeplaku i Saukut (EMRAT+VIDEO)
26 Prill, 22:49
-
Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit
25 Prill, 14:26
-
Ylli Pata: Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?
24 Prill, 20:10
-
Masakra e Lushnjës, GJKKO dënon me burg përjetë Laert Haxhiun! Në 2017 u vra Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, shënjestër ishte nipi Aldo Bares
24 Prill, 15:35
-
Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive mbi 400 mijë euro të Gëzim Çelës dhe të afërmve të tij
23 Prill, 15:43
-
Koncesioni i sterilizimit, pasi GJKKO i dha të drejtë të marrë dosjen pa pagesë, Beqaj në SPAK me hard disk në dorë
22 Prill, 08:58
-
Gjykon Nuredin Dumanin dhe 19 të tjerë, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula, lidhje familjare me avokatin e Gentian Sharrës
19 Prill, 15:39
-
GJKKO kalon për gjykim dosjen për ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako! Akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste
17 Prill, 10:49
-
Vangjush Dako në GJKKO, ekspertiza e re nxjerr 6.2 mln lekë dëmin nga 'Shëtitorja! Javën tjetër vendimi nëse dosja kalon për gjykim
12 Prill, 13:25