Edison Çobo 48-vjeç nga Berati është personi i dytë që Operacioni Forca e Ligjit njoftoi sot se i ka dërguar formularin për të justifikuar pasurinë, pasi në të kundërt do të sekuestrohet. Çobo i dënuar në Itali për trafik droge është një emër i njohur shumë edhe për drejtësinë shqiptare, teksa në 2018 është arrestuar.
Në datë 24 mars të vitit 2018 ai u arrestua, pasi ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim më datë 25.09.2017 për prodhim dhe shitje droge në bashkëpunim. Në 13 korrik të vitit 2013 Çobo së bashku me tre persona të tjerë u akuzuan se grabitën shtëpinë e biznesmenit Edmond Piti nga Ura Vajgurore. Ata hynë me forcë në shtëpinë e biznesmenit dhe e detyruan t'u jepte 20 milionë lekë të reja.
Edmond Piti, pronar i një pike karburanti ishte i njohuri i tij. Çobo momentalisht ndodhet në burgun 313 në Tiranë ku së bashku me Klaudio Hasajn, Iliro Harunin, Skender Vrenozin, Gentian Vrenozin, Ervis Vrenozin, Spartak Cerajn dhe Renato Agalliun, po gjykohen për akuzën e "Trafikimit të narkotikëve", në bashkëpunimin, "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit".
Edison Çobo është vëllai i Ardian Çobos, ish-president i klubit të futbollit të Tomorit të Beratit që u ekzekutua nga Adlin Goxha në vitin 2000 në një lokal afër stadiumit “Selman Stërmasi”, pak çaste pasi kishte përfunduar ndeshja Partizani-Tomori. Tashmë Edison Çobo duhet të përballet me drejtësinë sërish për të justifikuar pasurinë që ka vendosur në vite dhe që dyshohet se është bërë me aktivitet të paligjshëm të trafikut të drogës.
Lajmi kryesor:
OFL në Berat/ Miku i Mediut, bos i drogës e prostitucionit në Itali të justifikojë pasurinë! Basha i kandidoi vëllanë kryebashkiak
Sondazhi i ditës:
Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?
-
PO
16.5%
-
JO
76.4%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 5671
Lajme të tjera
-
'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik
28 Mars, 19:32
-
Gjyqtarja që u kërcënua nga Shullazi dhe rihapi dosjen e masakrës së Gërdecit vlerësohet nga ambasada amerikane! Saida Dollani: Ligji i barabartë për të gjithë
28 Mars, 11:08
-
'Rithemelimit i duhej marrëveshja', Duka në 'Studio Live': Opozita nuk e ka luksin të jetë indiferente ndaj Bashës
27 Mars, 17:52
-
Basha për Report Tv: Serbia po ndjek axhendën e sponsorizuar nga Moska! Do destabilitet në rajon! T'i japim Kosovës 50 milionë euro për sigurinë
27 Mars, 17:30
-
Kosova propozohet për anëtare në Këshillin e Europës, Basha: Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve! Presidenti Begaj: Arritje e merituar
27 Mars, 16:41
-
Masakra e Gërdecit, Mihal Delijorgji shkon në gjyq por s'pranon të dëshmojë! SPAK kërkon shoqërimin me detyrim të ish-specialistit në Ministrinë e Mbrojtjes
27 Mars, 09:41
-
Basha në Paris, takim me Kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme të parlamentit francez: Franca të mbështesë Kosovën për në KiE
26 Mars, 19:10
-
Sherri me vajzën nga Barcelona zbuloi bazën e prostitucionit në Durrës, arrestohet 39-vjeçari nga Shijaku
26 Mars, 15:14
-
Itali/ Trafik droge nga Shqipëria, lëshohen 11 urdhër arreste në Kalabri
26 Mars, 09:35
-
Ylli Pata: Bashkimin e kujt PD ka në dorë Lulzim Basha?
25 Mars, 18:32
-
E akuzoi për pazare me Ramën, Basha përplasje në distancë me Metën: Ka marrë malet për t'ju fshehur drejtësisë
25 Mars, 14:56
-
'PD ka gati ofertën për shqiptarët', Basha nga Lushnja: I japim fund politikës me premtime të ditëve të fundit të fushatës
24 Mars, 17:26