'Do sakrifikoj jetën time'/ Murrizi: O Zot mbushja mendjen Metës...

'Do sakrifikoj jetën time'/ Murrizi: O Zot mbushja mendjen Metës...

Myslim Murrizi

Presidenti Ilir Meta  deklaroi sot se është i gatshëm të sakrifikojë jetën e tij duke u vetëvrarë në mënyrë që vendi të dalë nga kriza politike, që sipas tij mund të thellohet edhe më tej. Por, pas kësaj deklarate, ka reaguar deputeti demokrat Myslim Murrizi, që u përjashtua nga PD-ja, pasi doli kundër grupit duke mos pranuar që të djegë mandatin.

Referuar Presidentit Meta ai thotë se 'kur dëgjoj politikanë shqiptarë që kanë 30 vjet që tallen me shqiptarët dhe janë tejngopur nga çdo gjë, them me vete o Zot mbushja mendjen ta bëjnë këtë “mrekulli” 10 veta gjithsej dhe Shqipëria shpëton të paktën për 50 vjet" shkruan ai.

Postimi i plotë i Myslim Murrizit
Doreheqia eshte zgjidhje politike por vetevrasja ose vete djegia eshte kulmi i dobesise njerezore.

Ne Shqiperi dhe kudo ku degjojme per vetevrasje, menjehere na shkon mendja tek dy ekstremet qe e çojne nje qenie njerezore ne nje akt ekstrem dobesie. Mbi 99 perqin e rasteve, ky akt vjen nga MJERIMI dhe mungesa totale e shpreses dhe e besimit per nje ZGJIDHJE

Ne kete rast te gjithe njerezit shprehen ne heshtje me hidherim duke belbezuar nen ze shprehjen e zakonte “GJYNAH I SHKRETI OSE E SHKRETA”. Per adoleshentet kemi degjuar edhe raste te tipit Romeu e Zhuljeta qe vetevriten nga dashuria

Edhe per ata themi perseri gjynah por shtojme se sa budallenj paskan qene, pse u mbaruan burrat apo grate ne kete bote. Ne fukarallikun qe ka ky vend ku jetojme, jo rralle kemi pare e degjuar vetevrasje edhe nga sherret bashkeshortore si pasoje e SKAMJES DHE MJERIMIT

Mirepo ka edhe nje perqindje shume e vogel qe shkojne ne “ VETEVRASJE” se jane te TEJNGOPUR nga çdo gje, dhe jeta i ka humbur kuptimin e ju duket se e vetmja gje qe u ka ngelur pa “ PROVUAR” eshte VRASJA E VETES. Ne vitin 2000 vrau veten nga kjo sindrome djali i miliardierit Italian Xhani Anjelit, Eduarto duke u hedhur nga nje ure.

Kur e degjoj kete fjale disfatiste nga qytetare fukarenj, hallexhinj, te pamundur, pa shprese per te ardhemen them gjynah. Por kur e degjoj nga politikane e aq me shume nga politikane Shqiptare qe kane 30 vjet qe tallen me Shqiptaret dhe jane TEJNGOPUR NGA ÇDO GJE them me vete o ZOT mbushja mendjen ta bejne kete “ mrekulli” 10 veta gjithsej dhe SHQIPERIA shpeton te pakten per 50 vjet

Atehere besoj qe nuk do te kete me nevonje as per djegie mandatesh, as per qeveri mender tranzitore me mercenare e ushtare si ajo qe paten 3 muaj ne 2017, e as per protesta te militanteve qe i quajme popull e i trajtojme si yzmeqare

Shqiptaret kane degjuar dhe ish presidentin Moisiu qe desh kishte vrare veten por para se te behej president, pra nga halli, se kur u be president as qe e kishte çuar me ne mendje nga rehatlliku qe shijonte 5 vjet rresht

Bile edhe nje ish kolegia ime deputete e PD me tha nje dite ne prezence te 4 deputeteve qe po me tha kryetari hidhem nga kati 100, por mu duk se nuk e kishte seriozisht

Edhe pse KURANI DHE BIBLA e denon vrasjen e vetes, sepse jeten duhet te na e mari krijuesi yne, pra i MADHI ZOT, une mendoj qe kur kjo “ sakrifice” behet jo nga HALLI por nga QEJFI besoj qe do te gjej falje per cilindo qe e SHKREP i pari VETES SE TIJ

Boll keni detyruar te tjere nga halli te vrasin veten ne kete vend qe e keni grabitur prej vitit 1945 ne emer te popullit. Zoti jua befte realitet enderren te gjithe atyre qe jane tallur me enderrat e shqiptareve per nje jete me te mire. Udhe e mbare per kedo

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pandi: 21/03/2019 09:40

    Bo bo sa kafshe injorante, edhe me hudher nuk shtyhet.

    Përgjigju
  • Tir: 21/03/2019 03:32

    Fjale me vend e zotit Murrizi, por desha te shtoj dy fjale: Meta e di qe nuk bie rrufeja ne hale, ndaj ben rolin e viktimes. Ai eshte bere per te vrare veten vetem nga Mona silikonia, qe nuk e pjerdh as per bshort, jo me per te tjera

    Përgjigju
  • Zyberi: 21/03/2019 01:19

    Deputetet Kundra bande qe po hyjne ne parlamente NUK jane gje tjeter vecse jashqitet e rames

    Përgjigju
  • Emigrant: 21/03/2019 01:14

    Kam patur pershtypje te keqe per z Meta qe gjithmone i kam thirur dridhe like po sot Z ILIR META TREGOJE VETEN SE ESHTE VERTETE BURRE SHTETI BRAVO

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rrëfimi i një gjyshi:  Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur

Rrëfimi i një gjyshi: Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur