Do të rivalizonte Donaldin dhe Ilirin, Luizi zbulon arsyen e trishtë përse nuk mori pjesë në edicionin e parë të ‘BBVIP’

Do të rivalizonte Donaldin dhe Ilirin, Luizi zbulon arsyen e trishtë përse nuk mori pjesë në edicionin e parë të ‘BBVIP’

Luiz Ejlli

Këngëtari, Luiz Ejlli është kthyer në personazhin më të përfolur dhe më të ndjekur të “Big Brother Vip 2”, por Luizi mund të ishte bërë pjesë e këtij formati që në edicionin e tij të parë.

Këtë e ka pohuar vetë ai gjatë një bisedës ditën e sotme me Gertin, Kiarën dhe Dean.

Luizi ka treguar se ka qenë ftuar për të qenë pjesë e “Big Brother VIP 1”, por pati arsye të fortë pse nuk pranoi. Ai tregoi se i ndërroi jetë babai dhe për këtë arsye nuk mund të merrte pjesë.

Pjesë nga biseda:

Gerti: “Ti do hyje që në Big Brother-in e parë?”

Luizi: Po, më thanë, por më vdiq babai dhe e lashë.

Gerti: Domethënë e ke studiuar Big Brother-in që në pandemi?

Luizi: Jo mor burrë, dy muaj para se të hyj. Thashë ta marr vesh njëherë se ku po futem. E fillova të studioj lojërat, zarfet si bëhet “Big Brother”.

“Big Brother VIP 1” u fitua nga Ilir Shaqiri, ndërsa në vend të dytë u rendit Donald Veshaj. Megjithatë, të gjithë do të ishim shumë kureshtarë për të parë se si do të ndryshonte loja e edicionit të parë me Luizin aty.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit