'Do të të masakrojmë!', serbët kërcënojnë këngëtaren shqiptare për klipin në kishën e Kosovës

'Do të të masakrojmë!', serbët kërcënojnë këngëtaren shqiptare për klipin në kishën e Kosovës

Albana Azizi gjatë videoklipit

Këngëtarja shqiptare që jeton në Zvicër, Albana Azizi ka irrituar publikun dhe mediat serbe me videoklipin e saj të xhiruar në kishën e Shën Nikollës në Novobërdë të Kosovës.

Serbët e kanë përshkruar veshjen e këngëtares shumë provokuese, duke poshtëruar shenjtërinë e kishës ortodokse serbe.

Mediat serbe pretendojnë se Azizi e kishte bërë klipin pa lejen e Kishës Ortodokse Serbe duke përmendur faktin që Novobërda përbëhet nga shumica serbe.

Madje ata kanë sulmuar edhe RTK-në që e kishte transmetuar videon e këngëtares me titull "Sa mirë ta bona".

Një gjë të ngjashme e kishte bërë sipas tyre edhe Era Istrefi, me videoklipin në kishën ortodokse në Kampusin Universitar të Prishtinës.

Një e afërme e Albanës ka thënë  se komentet në YouTube tek kënga janë fshirë pasi ajo ishte kërcënuar se do të masakrohej nga serbët për veprimin e saj.

Kisha e Shën Nikollës në Novobërdë të Kosovës ka nxitur debat mes serbëve dhe kosovarëve pasi në datën 1 gusht, Ditën e Diasporës Shqiptare, Peshkopi Katolik Romak i Kosovës Dode Gjergji, Ipeshkvi në pension i Bar Zef Gashi me klerin e tyre dhe një grup besimtarësh shërbyen një meshë në mbetjet e këtij tempulli ortodoks.

Nga ana tjetër, historia dhe krishterimi serb e konsideron një kishë ortodokse serbe dhe kishën katedrale për peshkopët ortodoksë serbë të Novo Brdo dhe Gracanica.

Kisha Ortodokse Serbe dhe Eparkia e Rashkë-Prizrenit reaguan në atë kohë, duke shprehur zhgënjimin e thellë për abuzimin dhe provokimin e shqiptarëve.

Përgjigja nga Vatikanit mbërriti në Beograd, por nuk është bërë akoma e njohur për publikun.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Drejt përfundimit shkolla 'Jusuf Hoti' në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)

Durrës/ Drejt përfundimit shkolla 'Jusuf Hoti' në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)