'Do t'i kalojmë të gjitha' Flet për Report Tv babai i vajzës me COVID nga Lezha që hoqi apandesitin: Komunikoj në telefon, ndihet mirë

TIRANË - E para infektuar me koroanvirus që ndodhet në spitalin COVID-2 tek "Shefqet Ndroqi" iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Vajza e re kreu një operacion pasi vuante nga apandesiti. Një ndërhyrje e vështirë në kushtet kur e reja është e prekur nga COVID-19, por që mjekët ia dolën me sukses.

Prindërit e vajzës nga Lezha dhe gjyshja e saj kanë qëndruar të izoluar prej 14 ditësh, ndërsa tashmë janë me sytë nga bluzat e bardha dhe me lutjet nga zoti që vajza e tyre t'ia dalë deri në fund. Në një intervistë për Report Tv, babai i vajzës nga Lezha thotë se ajo nuk ka pasur shenja, por vetëm dhimbje barku nga apandesiti. Në spitalin e Lezhës mjekët nuk pranuan të bënin ndërhyrjen kirurgjikale nga frika e COVID-19, duke e sjellë me ambulancë te "Sanatoriumi" në Tiranë.

"Bëmë analizat tek spitali Lezhë, ata dyshonin që mund të jetë edhe COVID, nuk pranuan të ndërhynin në Lezhë, e nisën në spital në Tiranë. Vajza erdhi me ambulancë, u shoqërua nga mjekët e Lezhës. Të shtunën në darkë erdhi. Nuk ka pasur simptoma të COVID. Nuk e dimë nga e ka marrë", tregon ai.

I pyetur nëse familjarë të tjerë kanë pasur shenja apo nëse u janë bërë testet, babai i vajzës nga Lezha, thotë: "Mund ta kenë kaluar ata, ne jemi në karantinë, të mbyllur. Dyshohej gjyshja, prej asaj jemi mbyllur të gjithë në karantinë, sot bëjmë 2 javë fiks. Testime nuk na janë bërë, shenja kemi pasur si normale shenja gripi".

Por si po e përjeton ai këtë ngjarje si prind? "Si gjithkush, jemi të frikësuar të gjithë se është bërë si luftë. Unë ndihem si çdo prind për fëmijën, por do t'i kalojmë të gjitha. Mjekët thonë që vajza është në gjendje shumë të mirë. Vajzën nuk e kemi takuar, por mjekët po.  Me vajzën flas përmes telefonit. Ndihet më mirë", tha ai.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi: Unë jam një prej tradhtarëve! PL s’ka nevojë për prerje kokash, nuk ka ç’të presë

Kryemadhi: Unë jam një prej tradhtarëve! PL s’ka nevojë për prerje kokash, nuk ka ç’të presë