'Do vij duarplot'...Basha zbulon se çfarë 'solli' nga takimet në Gjermani

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se nga takimet që ka pasur në Gjermani ka marrë mesazhe shprese, teksa ka zbuluar se fokusi i këtyre takimeve ka qenë çelja e negociatave dhe integrimi në Bashkimin Europian. AI ka renditur disa pika, sipas së cilit janë kërkesa të qarta që CDU dhe Partitë Popullore Europiane për Shqipërinë.

"Mesazhet që sjell nga këto dy takime janë mesazhe shprese për Shqipërinë. Fokusi i t dy takimeve ka qenë tek mbështetja totale e Shqipërisë në Europë, çeljes së negociatave dhe anëtarësimit në BE. U shpreh mirënjohje për këtë qëndrim të palëkundur. Siç, çdo proces nuk është një proces i lehtë, por që kalon përmes përmbushjes së kushteve dhe kritereve. Theksi që kanë vendosur drejtuesit e BE dhe takimet që ka pasur ka qenë tëk përmbushja e kushteve nga ana e Shqipërisë. Kjo nuk është diçka e re. Kushtet që duhen plotësuar janë e zeza mbi të bardhë. Nuk lë vend për keqkuptime apo propagandë. Kësaj rradhe nuk mund të bëjë asgjë për të fshehur të vërteta e shkruara e zez mbi të ardhë. 

1.    Kërkesa e parë e këtij bashkimi më të madh politik në Europë, është miratimi pa vonesë i reformës zgjedhore.
2.    Bërjen funksionale sa më shpejtë të Gjykatës Kushtetuese dhe marrja  enjë vendimi prej saj për farsën e 3 Qershorit
3.    Papajtueshmërinë totale me vjedhjen e votave dhe përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhje dhe hetimin në mënurë të suksesshme, jo për të lartë gojën, të atyre që kanë ndërhyrë në zgjedhje dhe kanë blerë vota. 
4.    Duke kërkuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, nxit ngritjen sa më shpejt të SPAK e BKH për të hetuar zyrtarët, politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin  e organizuar. 
5.    E konsideron tërësisht të pamjaftueshme situatën sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, kultivimit masiv të kanabisit dhe të drogës dhe pastrimit të parave dhe shpreh nevojën urgjente që këtu të kemi ndëtimin e një regjistri bindës, jo thjesht të shfaqjeve por paralizimit, goditjes dhe çuarjes përpara drejtësisë dhe dënimit duke përfshirë politikanë, zyrtarë të lartë dhe organizatat kriminale. Bën thirrje për progres në rrugën e reformës e administratës publike si një katastrofë që nuk ka të dytë në Europë për nga politizimi i saj.
6.    Shpreh mbështetjen për Partinë Demokratike në betejën e saj për t’i shërbyer interesave legjitime të shqiptarëve dhe aspiratës kombëtare për anëtarësim në BE.
7.    Gjërat duhen thënë troç. Vetëm kështu ndihmohet shqipëria. Vetëm kështu ndihmohen shqiptarët.
Erdha duar plotë me mbështejtje me ekspertizë të CDU dhe korporatave Gjermane, që shohin te Shqipëria një potencial të pashfrytëzuar dhe janë të gatshëm të bëjnë atë që kanë bërë në Serbi, të orientojnë transformimin ekonomisë. Ky nuk është një proces me një kah, por edhe Shqipëria do të bëj punën e saj. Kështu të rinjtë nuk do të kenë nevojë që të largohen nga vendi, po të ketë mundësin për t'u punësuar në vendin e tij/saj me një pagë dinjitoze",
shprehet Basha.


Lajmi kryesor:

Basha i del në krah Metës: Ka mbështetjen tonë të plotë për referendumin, ishte një nga 5 pikat e PD-së (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023