'Do zgjedhim kë do të trajtojmë'/ Rama merr në mbrojtje Manastirliun: U nxor deklarata nga konteksti! Basha, Meta e Kryemadhi s'dinë ç’nxjerrin nga goja

TIRANË-  Akuzave të Bashës ndaj ministres Manastirliu, zgjodhi  t’i përgjigjej vetë kryeministri Rama.  Ai tha se kryedemokrati nxori nga konteksti fjalët e ministres. Kreu i qeverisë tha se Basha i ka lëshuar fre gjuhës dhe shan, shpif, akuzon e abuzon , njësoj si Berisha.

Sipas Ramës, Manastirliu po u bënte thirrje qytetarëve që të respektojnë masat, dhe se Basha ka copëtuar deklaratën e saj për interesa të tyre.

"Sot Lulëzim Basha nxorri nga konteksti i fjalës së Ministres së Shëndetësisë, shprehjen e shqetësimit të saj për se si mosmarrja e masave individualisht nga çdo qytetar, mund të ndikojë në përkeqësimin e situatës në spitale, ku largqoftë, mund të arrihet në pikën ku arritën gjatë valës së parë spitalet e disa vendeve shumë më të zhvilluara, që zgjidhnin se kë mund të pranonin e kë jo nga mungesa e shtretërve!

Sipas Lulëzim Bashës, i cili e ka lëshuar krejt frerin e gjuhës dhe vetëm shan, shpif, akuzon e abuzon, në një përpjekje të dëshpëruar për të rikuperuar imazhin e tij që vetëm degradon çdo ditë prej paaftësisë, mendjelehtësisë e përgjumjes kronike, Ogerta Manastirliu, "kjo kriminele e pashpirt", paska thënë që pacientët do u përzgjidhkan se "kush do kurohet e kush jo!"!

As e ka thënë, as nuk ka dashur të thotë tjetër gjë nga ajo që ka thënë dhe themi përditë: o njerëz mbroni veten dhe të tjerët, se vende shumë të forta se ne kanë gjetur belanë me këtë mortje!

Lulëzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta, tanimë krejt njësoj si famëkeqi Sali, nuk pyesin më se çfarë nxjerrin nga goja, mjafton që ajo çfarë thonë të jetë sa më e zezë, sa më e pistë, sa më e ulët për veshët e publikut, sepse ata janë në situatën e të mbyturit që kërkon me çdo kusht të të marrë me vete",
shkruan Rama. 

Deklarata e Manastirliut, publikuar në videon e Ramës
"Nuk duhet të shkojmë në mbingarkimin e sistemit shëndetësor ndaj masat që jemi duke ndërrmarë sa i përket parandalimit dhe izolimit nëpërmjet testimit dhe gjurmimit, qoftë sa i përket kapaciteteve spitalore shkojnë në këtë drejtim. të frenojmë përhapjen e COVID nëpërmjet respektimit të masave të mundemi të trajtojmë çdo qytetarë në spitalet tona duke mos i lënë asgjë mangët një trajtimi të mirëfilltë siç po ndodh sot, sepse nëse do të kemi një mbingarkesë të spitaleve do të përballemi me vështirësi do të përballemi me zgjedhje se kush do të trajtohet i pari ashtu si kurse vende të zhvilluara janë përballur kur ka pasur flukse të rasteve në spitale". 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardi: 01/11/2020 09:27

    I lumt xhaxhit dhe babait tuaj shpirteror qe la thelle rrenjet ne dejet e ketij populli qe sdo ndryshimin dhe sdi cfare do kjo eshte thelbesorja qe perfitoni ju o te "zgjuar" te pusht-etit. Ju socialkomunistofashista pakeni qene te etur per drog para dhe pushtet po lereni dhe njehere me deshire o plehra qe skeni vlera njerezore. Se kaq vjete vetem kasapane keni bere 90-97-20, ju qe hodhet italianet ne det ju qe luftuat me gjermanet ju jeni po ata plehra qe ngrini lavdi per otomanet turq ju qe jeni niprit e Skenderbeut ju i ngrini kulte Erdoganit po ku ka ndodh o plehra bythshitur ti behet lavdi atij qe rrembeu te gjithe djemt e shqipes dhe i shperndau neper bote dhe bente hareme me grate shqiptare dhe gjith ballkanin. Por une edi se cfare jeni ju jeni disa vemje qe koha do tju dekompozoje me oksigjenin e saj te paste. Fuck all.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu pasdite, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu pasdite, parashikimi i motit për sot