FOTO/ Doganat bllokojnë 34 400 cigare elektronike kontrabandë në Portin e Durrësit! Ngarkesa nga Italia do shkonte në Kosovë

FOTO/ Doganat bllokojnë 34 400 cigare elektronike kontrabandë në Portin e Durrësit! Ngarkesa nga Italia do shkonte në Kosovë

Një sasi prej 34 mijë copë cigare elektronike e nisur nga Italia me destinacion përfundimtar Kosovën është bllokuar  nga doganat në Portin e Durrësit.

Ngarkesa, në sasinë 1500 kg (34 420 copë ne total)  u bllokua në anijen MCS Caledonia II, nisur nga Gioia Tauro

Nga kontrolli i ushtruar nga autoritetet Doganore Shqiptare ka rezultuar se cigaret elektronike ishin pa pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të Republikës së Kosovës.

Për këtë arsye, administrate doganore ka pezulluar procedurat e tranzitit, është bërë bllokimi i kontenierit në sheshin e kontenierëve në Portin e Durrësit dhe është kryer referimi pranë Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, parashikuar nga nenet 172 të Kodit Penal.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta nuk përmbahet para Konventës: Hajde hipim tek hekuri dhe bëjmë intervistë! Edhe Partinë Komuniste të Kinës e mundim

Meta nuk përmbahet para Konventës: Hajde hipim tek hekuri dhe bëjmë intervistë! Edhe Partinë Komuniste të Kinës e mundim