‘Doja të paguaja dikë të më vriste’, Ikona Angelina Jolie rrëfehet për herë të parë për problemet e shëndetit mendor

‘Doja të paguaja dikë të më vriste’, Ikona Angelina Jolie rrëfehet për herë të parë për problemet e shëndetit mendor

Aktorja e njohur, Angelina Jolie

Ylli i kinematografisë, pjesë e kastit të aktorëve më të mirë, Angelina Jolie ka pranuar se më parë ka menduar të punësonte një vrasës me pagesë për ta vrarë atë.

Aktorja 47-vjeçare foli hapur për problemet e shëndetit mendor që e kanë munduar. Në vitet e para të karrierës, ajo tha se kishte mendime vetëvrasjeje. Kur ishte 19-vjeçe, ajo bëri përpjekjen e saj të parë për vetëvrasje.

4 vjet më vonë, ylli i filmave hartoi një plan për t’i dhënë fund jetës së saj në një mënyrë që familja ta kuptonte më mirë. Kështu ajo vendosi të punësonte një vrasës profesionist për ta vrarë atë.

“Nuk është aq e vështirë ta gjesh atë në Nju Jork. Sado e çmendur që tingëllon, mendoj se shumë njerëz kanë menduar për vetëvrasjen kur janë të rinj. E dija se shumë njerëz të afërt me mua, si nëna ime, do të ndiheshin sikur nuk më kishin dhënë mjaftueshëm nëse do të kisha vrarë veten.”- ka thënë ajo.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A është bërë sa duhet për rininë në vendin tonë?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OKB-së, Guterres: Toka po helmohet, duhet të reagojmë pa u 'fundosur'

Kreu i OKB-së, Guterres: Toka po helmohet, duhet të reagojmë pa u 'fundosur'