Doktor, vetëm për 'mbështetje ndërkombëtare' mos fol

Doktor, vetëm për 'mbështetje ndërkombëtare' mos fol

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, është munduar të komentojë gjatë dhe si zakonisht me preferencën dashakeqëse, vizitat e fundit të kryeministrit Rama në Gjermani, Turqi  dhe Greqi. Ai ka nxituar të “informojë” mbështetësit e tij dixhitalë se, gjoja “Ramën nuk e ka pritur asnjë zyrtar gjerman, se në Athinë ka ndodhur kapitullimi i tij”, dhe lloj-lloj broçkullash të tjera.

Doktor, Edvin Kristaq Rama, është kryeministri më i suksesshëm i vendit, është mik i Kancelares Merkel, është gjithashtu mik i Erdoganit, Micotaqisit, apo dhe burrshtetasve të tjerë, me të cilët ka patur dhe ka marrëdhënie mjaft korrekte dhe të sinqerta. Këtë e tregoi edhe ndihma e madhe dhe e pakursyer e shteteve anëtare të Bashkimit Europian për pasojat e tërmetit, të Shtatorit dhe pastaj Nëntorit 2019, apo dhe mbështetjen e madhe për të përballuar me sukses pandeminë e COVID-19. Doktor, nuk të “nginjet” zemra dhe shpirti, tek mban syrin hapur dhe veshin ngrehur, gjithmonë kur kryeministri Rama niset drejt ndonjë Samiti, takimi ndërkombëtar, apo si kryetar i prezencës së OSBE, kontakton me kolegë lidhur me çështje delikate të Rajonit dhe Europës. Doktor, fantazma e 1997, Gërdecit,  apo 21 Janarit, nuk zhduken kollaj nga memorja e shqiptarëve, kurse për ju janë  një “peshë” e madhe që lidhet me diçka tjetër.

Doktor, vetëm për “mbështetje ndërkombëtare” apo për “braktisje ndërkombëtare” mos fol  të lutem. Harrove, se si të braktisën në 1996, në 1997, në 1998, apo në 2001. Dhe mos kujto se të besuan në 2005, por thjesht të testuan, dhe sot pothuajse nuk të qasin fare. Doktor, partia që ke themeluar ti, dhe ke drejtuar ti  sipas metodave dhe mënyrave të tua, kurrë nuk ka arritur të ketë mbështetje ndërkombëtare, madje edhe në kohën tuaj më të mirë (nqs e mban mënd) ambasadorët e SHBA, të vinin 1 herë në  zyrë, të zbraznin çfarë kishin për të thënë në emër të Shtëpisë së Bardhë, dhe iknin duke të mbyllur derën, edhe pse mediat pranë teje mashtronin ditën me diell. Doktor, vetëm për “mbështetje apo dhe braktisje ndërkombëtare” mos fol, sepse përgjatë gjithë historisë saj,Partia Demokratike kurrë nuk  ka arritur të ketë miq dhe partnerë seriozë jashtë kufijve të Shqipërisë, pasi ju dhe pasardhësit tuaj gjithmonë keni qenë kundër rrymës, kundër detyrave dhe sygjerimeve të faktorit ndërkombëtar. Kujtojmë sulmet e paprincipta që ju , Partia Demokratike  dhe Lulzim Basha, u keni bërë ambasadorëve të BE dhe SHBA, tek ndiznit flakë e zjarr Tiranën dhe rrethet, në stinën e protestave “popullore” vitin e kaluar.

Si mund të pretendosh, se Edi Rama “nuk ka mbështetje ndërkombëtare” Doktor, kur  dihet se marrëdhëniet e tij me Kancelaren Merkel, Presidentin Makron, apo dhe kryeministrin e Italisë, Greqisë, dhe burrshtetasit e vendeve të tjera të BE, janë në ditën e tyre më të mirë. Edi Rama nuk ka bërë as 1996 (piramidat) as 1997, nuk ka sulmuar as kryeministrinë  me kallashnikovë në 1998 me militantët e Bathores dhe Mamurrasit, nuk ka bërë as Gërdecin duke vrarë 26 bij nënash, nuk ka bërë as 21 Janarin  e 2011, duke vrarë 4 të pafajshëm dhe dhjetra të plagosur (edhe kur ju i sulmuat institucionet  dhe unoformat e shtetit me molotovë). Por në afro 8 vitet e tij si kryeministër, dhe 4 vitet e ardhshme, premton të bëjë shtetin nga themelet, dhe të ulë shqiptarët në “sofrën” e madhe europiane. Doktor, kujdesu më mirë për Lulzimin, tregoi  udhët se si, të bëjë  “miq” dhe jo  armiq në Europë dhe SHBA, se si të ndërtojë “ura” bashkëpunimi me ndërkombëtarët, dhe jo ti shkatërrojë ato me molotovë, dhe më kryesorja, tregoi  si të bëhet të paktën “kopja”  juaj  në politikë, pasi Ramën nuk e arrin dot.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sadna: 25/09/2020 13:50

    Mendojme qe popullsia ka arritir maksimumin me salen qe hapja e dyerve ka qene per brez pas brezit dhe gjakpiret per vjedhje mos kontrolle familje ushqyese ne mes te qytetit jo ne fshat .

    Përgjigju
  • Delinquenti: 23/09/2020 17:10

    Nje koment do ta bej per kete artikull qe eshte pak te thuhet i persosur, ORE PO KY PLAKU MERE A KUPTON SE KU KA PERFUNDU APO ESHTE SI AI SHVEJKU QE THOTE "CAR ME DUHET MUA SE C'FAR THEM E CAR BEJ UNE" E SAKTE NUK ME KUJTOHET PO MJAFTON QE TE DY SALA DHE KY SHVEJKU NUK BEJNE DOT AS NJE GJYSEM........

    Përgjigju
  • Haha: 23/09/2020 16:58

    Ramen nuk e arrini dot...eshte i gjate ....besoj deri aty ku e mbuloi me gjethe fiku e arrijne....

    Përgjigju
  • O tej: 23/09/2020 16:54

    Ti e quan mender doktor Berishen.Ai nuk eshte gje tjeter vec jashtqitje e Zorres se Trashe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri Rama: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri Rama: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve