Doktoresha shqiptare në Itali i shkruan Ramës: Ardhja e mjekëve na gjeti krenar, dëshmi e fisnikërisë për të ndihmuar mikun në ditë të vështirë

Doktoresha shqiptare në Itali i shkruan Ramës: Ardhja e mjekëve na gjeti krenar, dëshmi e fisnikërisë për të ndihmuar mikun në ditë të vështirë

Kozeta Proko, mjeke shqiptare në Itali, ka përshëndetur ndihmën e qeverisë që dërgoi në shtetin fqinj 10 mjekë dhe 20 infermierë për të ndihmuar 1 muaj Italinë në përballimin e pandemisë COVID-19. Ajo i ka shkruar kryeministrit Edi Rama për këtë nismë, duke e quajtur mbërritjen e mjekëve shqiptarë një ditë të re në provincën e Trevizos. "Na gjeti krenar", shkruan ajo. Krenari që sipas doktoreshës Kozeta Proko dëshmon fisnikërinë e popullit shqiptar për të ndihmuar mikun në ditë të vështira.

"I nderuar Kryeministër Rama,

Askujt nuk i shkonte ndërmend që Shqipëria, vendi i vogël përtej Adriatikut, i goditur vetëm pak muaj më parë nga tragjedia e tërmetit shkatërrimtar, të mund të gjente forcën e resurset e të dërgonte një ekip mjekësor prej 30 vetësh, për t'i qëndruar pranë mikes së vjetër e të shtrenjtë të të gjithë shqiptarëve, Italisë.

Dita e re, këtu në provincën e Trevizos, të gjithë shqiptarëve, ne veçanti ne mjekëve shqiptarë qe jetojmë e punojmë në Itali, na gjeti krenar! Këta kolegë, me punën e tyre në shërbim të mbrojtjes së jetës, janë dëshmi e një prej cilësive më fisnike të popullit shqiptar...ndihmesën e mikut në ditë të vështira. Në çastet më të errëta të dallgëve të historisë, ne shqiptarët kemi treguar virtytet tona më të mira.

Jemi duke jetuar ditë të vështira, në një betejë që kërkon sakrificë prej secilit prej nesh. Nëse këta kolegë kanë lënë pas familjet e shtëpitë e tyre, në emër të betimit të shenjtë në mbrojtje të jetës, ju lutem të gjithë ju të tjerëve të qëndroni në shtëpi!

Të kemi të gjithë besim tek masat mbrojtëse të menjëhershme që institucionet e Shqipërise ditën të ndërmerrnin, të cilat i përgëzoj. Për të mirën tonë, të familjarëve e të afërmve tanë, në respekt të sakrificës e punës së gjithë mjekëve, që fitorja e kësaj beteje të jetë sa më e afërt...QËNDRONI NË SHTËPI Dr.ssa Kozeta Proko", shkruan doktoresha.

Ajo është shefe e sektorit të hematologjisë dhe autoimunitetit, laboratori i Analizave të Castelfranco Veneto dhe Montebelluna.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:24
Edi Rama poston mesazhin mirënjohës të mjekes shqiptare në Itali: Shqipёria e vogёl, por me zemёr tё madhe

Kryeminstri Edi Rama ka zgjedhur ta mbyllë natën e sotme me një postim të një mjekeje shqiptare në Itali. Sonila Dhima është në frontin e parë në ndihmë të të prekurve nga COVID-19 dhe ka shprehur mirënjohje që do të punojë krah kolegëve të saj bashkëatdhetarë.

Rama ka thënë se ka shumë që shprehin mirënjohjen e tyre apo solidaritetin, por nuk mundet të postojë më shumë.

“Solidaritet! Ҫdo ditё mendimet e mia janё për kolegёt, infermierёt, operatorёt sanitarё dhe pёr tё gjithё ata qё janё nё vijё tё parё nё luftёn kundёr Covid-19.

Ka shumё masa dhe strategji qё po aplikohen nё kёto momente tё vёshtira nё tё gjithё spitalet e Italisё, por do jetё puna e palodhur, solidariteti dhe ndihma e ndёrsjelltё qё do na lejojnё ta fitojmё kёtё betejё pёrpara sё cilёs ndodhemi tё gjithё ne. Shpreh falenderime dhe mirёnjohje ndaj kolegёve tё mi bashkёatdhetarё, tё cilёt po japin kontributin e tyre nё kёto momente brenda dhe jashtё vendit. Nё kёto ҫaste tё vёshtira Shqipёria e vogёl, por me zemёr tё madhe tregoi edhe njёherё virtytet qё e karakterizojnё si: bujaria, mirёnjohja, gadishmёria dhe mbёshtetja ndaj miqve.

Ndihem krenar si kurrё mё parё!
Bashkimi bёn fuqinё!
Ju lutem qёndroni nё shtёpi!

Dott.ssa Sonila Dhima
Dirigente medico SOD ORL
Azienda Ospedaliera Universitaria Ospedali Riuniti di Ancona

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zemrije: 29/03/2020 19:54

    Po te rrin ne shpi

    Përgjigju
  • Hsani: 29/03/2020 15:52

    Po pse shani Europen gjanem, edhe Gjermanija ka marr rreth 30 te semure rende nga Italija dhe nuk bajnaq reklam sa ju Gjermania ka marr edhe te semure nga Franca p,sh Po gjitha hallet nuk ka per tja zgjidh

    Përgjigju
    • luciano ibra: 05/04/2020 22:34

      Pershendetje, ne rradhe te pare Gjermania eshte shtet UE, e dyta Gjermania IA ka per borxh gjith europes shum here aq me politikan e saj, Duke perfituar ne borxh in publik, sidomos te Itali, dhe e fundit, Shqiperia eshte shum vend I vogel ne krahasim me Gjermanin dhe per me shume, shpenzimet I paguan qeveria jone dhe jo si Gjermani qe paguhet per te shtruarit ne terapi intensive duke pasur 38.000 vende besoj se i teprojne per momenti. Ja ndryshim i.

    • Beni: 05/04/2020 11:40

      Hsani, per nje arsye shume te thjeshte... Nga mezi i muajit mars,ne Itali shpertheu semundja.. kerkoi thjesht maskera dhe doracka,.. jo vetem qe Gjermania nuk dergoj, por pengoi edhe arritjen e tyre... Dergon Kina avionin me pajisje nga fundi i botes, Gjermania asgje! Dhe jane ne nje shtepi me Italine(EU). Persa i perket Lombardise dhe Veneto nuk ja kane nevojen Gjermanise fare, por ne ato momente duhej si jeta nevoja.. gjermanet nuk ju gjenden! Dhe ishte mezi i muajit mars.. qe Gjermania s'kishte probleme akoma virusin..U turperuan pastaj nga gjesti fisnik i Shqiperise(une jam teper krenar Sepse tregoi se c jemi ne ne te vertet,) dhe moren disa paciente.. Sepse Italia nuk ka me shtreter bosh ne spitale, sepse jane shkurtuar kapaciteti ne baze te urdherave te Merkel... Sepse harxhojne shume Italjanet.. Kjo eshte e verteta.. Dikur nje kryeminister italjan ka thene :e dua kaq shume Gjermanine sa kur ishin 2 eshte me mire..

    • Lui: 29/03/2020 20:20

      Hsani, 30 paciente per nje shtet si Gjermania eshte nje kruajtese dhembesh per ate shtet me 80 milion banore. 30 paciente mund t’i kontrollojne2-3 mjeke. Ndersa Shqiperia eshte e madhe aq sa nje lagje e Berlinit, dhe dergoi 30 mjeke. Dmth per gati 350-400 paciente.. E ben tani diferencen pse Gjermania nuk ben aq reklame?!

  • Lui: 29/03/2020 13:17

    Sigurisht qe ne nuk e beme per leksion, por ky duhet te jete vertete per leksion per ate Europe te qelbur qe na ka qendruar gjithmone me kurriz

    Përgjigju
  • Ilir: 29/03/2020 12:33

    Krenar me shume se kurre per shqiptaret, per Shqiperine tone. Zoti I bekofte ata qe gjenerojne e trasmetojne dashuri e miresi!

    Përgjigju
  • nino: 29/03/2020 12:11

    Ja se cfar do te jesh me kulture.... Flm. doktoreshe per vleresimin qe i beni por ketu opozitaret shpellare po cirren perse Rama ka cuar mjek ne Itali vendi qe prej shum dekadash eshte vendi me i dashur per shqipetaret dhe Shqiperine.

    Përgjigju
    • CaBone: 29/03/2020 15:53

      Nino, Pajtohem me ty 1000%. Por ne kto dit dua te lexojm komente positive. Super Shkrum Doktoresha Proko, ju uroj shendet ne kto dit te veshtira.

  • Fatmir karaj: 29/03/2020 11:20

    Kam besim, ne keto kushte qe ka vene kryeministri edi rama per te perballuar gjithe kete levizje ne te gjithe vendin tone per te perballuar fatkeqsin globale qe ka pllakosur jam gjithmon me sshorese se nje dite do i jadiadalduke qendruar te gjith paperjashtim i madh i vogel kryeministra ministra president e kushdo qofte tjeter para kesaj fatkeqsie jemi te gjithe te barabarte keshtu do ja dalim jam gjithmon me shpres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Qëndrimi i kandidatëve për president mbi armëmbajtjen

SHBA/ Qëndrimi i kandidatëve për president mbi armëmbajtjen