Doktori amerikan: Kjo është ajo që do të mund të shohin të dashurit tuaj në momentet e fundit! Respektoni masat!

Doktori amerikan: Kjo është ajo që do të mund të shohin të dashurit tuaj në momentet e fundit! Respektoni masat!

Foto ilustruese

Një mjek në kujdesin intensiv amerikan  ka postuar një video duke simuluar atë që një pacient i Covid-19 do të shihte në momentet e fundit të jetës.

"Unë ju premtoj se kjo do të jetë gjëja e fundit që do të shohin nëse nëna,  babai juaj, ose fëmijët tuaj do të infektohen me Covid dhe si pasojë do të humbasin jetën", thotë Dr Ken Remy, ndërsa kishte veshur rrobat mbrojtëse dhe  në duar mbante një laringoskop dhe një tub frymëmarrjeje.

Dr Remy, i cili punon në St Louis, Misuri, i tha  mediave amerikane se ka trajtuar mbi 1.000 pacientë Covid dhe  ka parë të intubohen mbi 100 prej tyre. Ai gjithashtu drejton laboratorin Covid në Universitetin e Uashingtonit që po teston trajtime të reja për virusin për të ndihmuar pacientët të mbijetojnë.

"Kjo situatë është  më të vërtet serioze", thotë ai në video. "Ju lutem, ju lutem, respektoni masat paraprake për të zvogëluar transmetimin e sëmundjes,  në mënyrë që të mund të parandalojmë në mënyrë efektive sëmundjen për ju dhe të dashurit tuaj."

SHBA janë vendi i cili ka shkallën më të lartë të infeksioneve në botë dhe të viktimave po ashtu, me një rritje të theksuar rasteve në valën e dytë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Firmoset në Vjenë marrëveshja për transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, investimi 3 mln euro

Firmoset në Vjenë marrëveshja për transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, investimi 3 mln euro