DOKUMENTET/ Oligarku i Berishës apo i Ramës? Ja si i lavdëronte Berisha dy firmat e oligarkut rus kur në 2007 zbarkuan në Shqipëri

DOKUMENTET/ Oligarku i Berishës apo i Ramës? Ja si i lavdëronte Berisha dy firmat e oligarkut rus kur në 2007 zbarkuan në Shqipëri

Sali Berisha ne 2007

Sali Berisha dhe propagandistët e tij u shqetësuan shumë pas një investigimi të Shqiptarja.com që vërtetoi se oligarku rus Oleg Deripaska ka perfituar 55 milionë euro pikërisht në kohën midis viteve 2010 dhe 2013 kur Sali Berisha ishte në pushtet. Investigimi u publikua pasi vetë Sali Berisha akuzonte Edi Ramën se kishte sjellë në Shqipëri oligarkun rus dhe se e kishte bërë të fitonte konçesionin e hidrocentralit të Shushicës dhe tre tendera për një vlerë 20 milionë euro, pikërisht falë ndërmjetësisë së agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

Oligarku rus Oleg Deripaska ka qenë deri në prill 2022 pronar i 25% të aksioneve të shoqërisë austriake Strabag, e cila nga ana e saj ka kontrollin e 100% të aksioneve të shoqërisë shqiptare Trema Engineering. Të identifikosh sot Strabag-un me oligarkun rus, siç bën Berisha, është vetëm një spekulim politik, por akoma më paradoksal është fakti se Strabagun në Shqipëri nuk e solli Edi Rama dhe as agjenti i FBI-së, por pikërisht Berisha.

Gjurmët e këtij lobimi intensiv për të bindur shoqërinë austriake të investonte në Shqipëri gjenden në arkivin on line të Kryeministrisë ku Berisha publikonte komunikatat e tij. Me 7 maj 2007 Sali Berisha ndodhej në Austri. Ja çfarë shkruan  zyra e tij e shtypit: ''Kryeministri Berisha ftoi sot, gjatë një takimi me përfaqësues të Dhomës Ekonomike të Austrisë, sipërmarrësit austriakë të investojnë në Shqipëri. (...) Kryeministri bëri të ditur se disa kompani austriake kanë bërë studimet dhe së shpejti do të fillojnë implementimin e projekteve të tyre si ENV, e cila ka bërë një studim për kaskadën e lumit të Vjosës për ndërtimin e disa hidrocentraleve; Vatech ka treguar interes për kaskadat e disa lumenjve të tjerë; Alpine po punon mbi disa projekte në infrastrukturë; Strabag pret me padurim të fillojë së shpejti”. Pra Berisha lajmëron se shoqëria e oligarkut rus është e gatshme të nisë punën në Shqipëri dhe duket i kënaqur për këtë.

Tri ditë më pas, gjatë takimit në Crans Montana Berisha i rikthehet falenderimit për shoqëritë e mëdha që kanë zgjedhur Shqipërinë si vend për të investuar dhe edhe këtë herë citon shoqërinë e oligarkut Strabag.   

Berisha ishte i informuar shumë mirë se Strabag ishte përzgjedhur si nënkontraktore për punimet e rehabilitimit të kanalizimeve në qytetin e Pogradecit, një projekt prej 21 milionë euro i financuar nga Gjermania. Entuziast në inaugurimin e punimeve me datë  21.08.2007 deklaroi: '' Si pjesë e projektit tre fazësh për mbrojtjen e liqenit të Ohrit prej 21 miliona euro, nisi sot fillimi i punimeve për ndërtimin e impiantit për përpunimin e ujërave të zeza ketu ne Progradec. Dua të falënderoj kompaninë Strabag, nënkontraktuesin, një kompani me emër në mbarë Europën, me besimin se kjo kompani do të realizojë punimet më cilësore dhe në kohë, në mënyrë që sezoni i ardhshëm turistik ta gjejë liqenin ndër zonat më të pastra dhe më ekologjike të vendit dhe më gjerë''.  

Me datë 23.04.2008 Berisha pret personalisht një delegacion të Strabag kur blen 51% të aksioneve të shoqërisë shqiptare Trema. Ja teksti i komunikatës së shpërndarë nga qeveria: ''Kryeministri Berisha priti në një takim Grupin austriak “Strabag”, i kryesuar nga anëtari i bordit drejtues, zoti Herbert Krutina. Strabag ka blerë 51 % të aksioneve të  kompanisë shqiptare  “Trema Engineering”. Në bisedë me Kryeministrin,përfaqësuesit e Grupit “Strabag” thanë se eksperienca dy vjeçare në Shqipëri në fushën e infrasturukturës ka qenë nxitëse për të marrë vendimin e vendosjes përfundimtare në Shqipëri. Kryeministri Berisha e përgëzoi Grupin austriak “Strabag” për vendimin e marrë për t’u bërë partnere me një kompani shqiptare dhe theksoi edhe njëherë faktin se Shqipëria është shëndërruar tashmë në një treg shumë të madh në fushën e infrastrukturës. Grupi austriak “Strabag” është prezent në Shqipëri në një sërë projektesh për ndërtimin e rrugëve, hidrocentraleve dhe porteve'' perfundoi komunikata. 

 Ndryshe nga sa deklaron sot, kur kritikon qeverinë Rama për kontratat e nënshkruara me Strabag apo me Tremën, kur ishte në pushtet Berisha i bënte lajka shoqërisë austriake te lidhura me oligarku Oleg Deripaska. Me 30 mars 2010 takon përsëri një delegacion te Strabag siç zbulohet në këtë komunikatë të qeverisë : ''Kryeministri Berisha priti sot një delegacion të kompanisë austriake STRABAG, të kryesuar nga zoti Hans Peter Haselsteiner, kryetar i bordit dhe pronar i grupit. Zoti Haselsteiner i shprehu Kryeministrit përgëzimet për arritjet e gjithanshme të qeverisë shqiptare dhe për qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare. Ne do të vazhdojmë të insistojmë dhe të marrim pjesë në garat e tjera që do të zhvillohen për ndërtim rrugësh në Shqipëri, sepse e gjejmë këtë vend si më tërheqësin për shtrirjen e investimeve tona. Krahas pjesëmarrjes në gara për ndërtim të rrugëve publike, tha zoti Haselsteiner, kompania STRABAG është shumë e interesuar edhe për formën koncesionare të investimit në infrastrukturë. Duke qenë një nga kompanitë më të mëdha në Europë në këtë fushë, kjo  kompani ka edhe mundësi financiare për të ndërmarrë projekte të mëdha në ndërtimin e rrugëve. 

‘’Kryeministri Berisha, pasi falënderoi kompaninë STRABAG për interesin dhe vendosmërinë, të treguar në këto 4 vitet e fundit, për të investuar në Shqipëri, shprehu dëshirën dhe besimin që në projektet e ardhshme që qeveria shqiptare po shpalos për të vazhduar ndërtimin intensiv të infrastrukturës rrugore në Shqipëri, do të ketë vend për kompani të fuqishme si STRABAG.(...) 

 ‘’Kompania STRABAG shprehu jo vetëm interes të madh, por theksoi se do të marrë pjesë edhe në garat në formë koncesioni për mirëmbajtjen dhe menaxhimin ne infrastrukturës rrugore. Në këtë drejtim, Kryeministri Berisha ju konfirmoi se qeveria e tij do të fillonte menaxhimin rrugor nëpërmjet koncesioneve private për segmentet Tiranë-Durrës dhe të tjerat në ndërtim. Interesi dhe pjesëmarrja në këto gara e kompanive të mëdha, tha Kryeministri, është një garanci më shumë për suksesin e këtyre projekteve. 

‘’STRABAG është kompani ndër më të mëdhatë në Europë, me xhiro vjetore prej 11 miliardë euro, me projekte në shumë vende të Europës'' perfundoi komunikata qeveritare.

 Pra Sali Berisha ka flirtuar hapur me shoqërinë e lidhur me oligarkun rus duke i hapur dyert e Shqipërisë, plot 10 vite më parë se Edi Rama të njihte agjentin e FBI-së që pikërisht sipas Berishës ka qenë kanali i përdorur nga oligarku rus për t’u futur në Shqipëri. Ja përse nuk është habi që mes 2010 dhe 2013 kur Berisha ishte në pushtet, dy shoqëritë e lidhura me oligarkun rus fituan në Shqipëri tendera të drjetpërdrejtë për 55 milionë euro (të financuara me fonde të buxhetit ose me fonde të donatorëve si Bashkimi Europian), pa llogaritur punimet si nënkontraktorë si për shembull ato për rrjetin e Pogradecit me një vlerë prej 21 milionë eurosh.  

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhia: 31/01/2023 16:29

    .is ngaterroni kekun me byrekun. Ne kohen, Kur eshte bere kjo deklarate e Sales, oligarkut Rus ende nuk kishte blere aksione te Kompanise austriake

    Përgjigju
    • E dashur Dhia gabohesh: 31/01/2023 18:05

      Hey 'Dhia', po te them e ke shumë gabim. KJo me poshte do te sqaroje ty me mire se cfare eshte keku dhe byreku. Të ky LINKU https://www.strabag.com/databases/internet/_public/content.nsf/web/EN-STRABAG.COM-historie.html mund të shikosh qartë se që në vitin 2007 përqindjet e aksioneve në kompaninë austriake kanë qenë ndër të tjerë 25% për firmën ' Rasperia Trading Limited', e cila ka qenë në pronësi të as më shumë e as me pak por të rusit Oleg Deripaska. Ja edhe tekstin nëse përton të futesh te linku: The shares of STRABAG SE have listed on the Vienna Stock Exchange since 19 October 2007. At that time, the Haselsteiner Group held 25 % -3 shares, Raiffeisen/UNIQA Group 25 % +1 share and Rasperia Trading Limited 25 % +1 share. The free float accounted for 25 % +1 share. The year of the initial public offering was characterised by considerable price fluctuations. The records on the international stock markets in the first six months of the year were quickly forgotten in the second half when the markets reacted with considerable losses to the subprime crisis on the US mortgage market. When the US investment bank Lehman Brothers collapsed in September 2008, heralding the start of the global financial crisis, there had already been increasing signs of an economic slowdown. Accompanied by declining real economic growth rates and rising inflationary pressure, the stock markets began a downward slide for the next few years.

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ndahet nga jeta fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 1974

Ndahet nga jeta fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 1974