Dokumenti/ Firmoset urdhri i dëbimit për iranianin e infiltruar, ministri Lleshaj e shpall 'non grata'

Dokumenti/ Firmoset urdhri i dëbimit për iranianin e infiltruar, ministri Lleshaj e shpall 'non grata'

Iraniani Ehsan Bibi

Ministria e Brendshme ka firmosur me 17 tetor shpalljen 'non grata' të iraniait Ehsan Bibi.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se burime nga sektori i anti-terrorit, tregojnë se Ehsan Bidi punonte për shërbimet sekrete iraniane dhe kundër MEK në kampin e Manzës.

Urdhëri i shpallje 'non grata' mban firmën e ministrit Sandër Lleshaj. Në fillim të muajit gusht ishte vendosur largim vullnetar, por tashmë ai është shpallur edhe 'non grata' nga shteti shqiptar. Ndalimi i iranianit është bërë pranë kufirit të gjelbër me Greqinë.

Kjo nuk është hera e parë që një iranian kapet si i infiltruar në kampin e muxhahedinëve në Manzë. Pak ditë më parë, një 45-vjeçar me iniciale B.P. kryente komunikime nëpërmjet një aplikacioni mesazhesh në rrjet. Burime për Report Tv, mësuan se 45 vjeçari është iranian dhe është arrestuar për spiunazh të muxhahedinëve.

Po ashtu Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Bijon Poolandrag, iranianin e arrestuar në Tiranë, pasi ndërhynte në sistemet kompjuterike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trotuar: 18/10/2020 15:27

    Nuk e mbaj fare. Jam njeri i lirë.

    Përgjigju
    • Ehhh: 18/10/2020 19:19

      Dhe jo vetem!

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Atalanta shkërmoq 4-1 Fiorentinën dhe gjen Juventusin në finalen e Kupës së Italisë! Gjimshiti më i miri në fushë

GOLAT/ Atalanta shkërmoq 4-1 Fiorentinën dhe gjen Juventusin në finalen e Kupës së Italisë! Gjimshiti më i miri në fushë