Dokumenti i qeverisë/ Ja me sa banorë do të mbetet Shqipëria në vitin 2031

Dokumenti i qeverisë/ Ja me sa banorë do të mbetet Shqipëria në vitin 2031

Qeveria shqiptare ka miratuar një dokument me informacione të detajuara rreth migracionit në Shqipëri. Dokumenti është përgatitur nga Ministria e Brendshme për periudhën 2015-2018, por përmban analiza për situatën aktuale si dhe bën parashikime për të ardhmen. Sipas të dhënave, 1 584 137 shqiptarë jetojnë dhe punojnë jashtë territorit të Shqipërisë, nga të cilët 828 530 janë meshkuj dhe 755 607 femra. Shumica e emigrantëve shqiptarë janë vendosur në vendet fqinje si Italia (455 468) dhe Greqia (429 428). Ndërkaq, popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2019, rezulton 2.862.427 banorë duke pësuar një rënie me 0,3 %, krahasuar me 1 Janar 2018. Popullsia e Shqipërisë në vitin 2031, sipas projeksioneve të përditësuara, llogaritet se do të jetë 2 745 996 banorë, pra 116 731 banorë më pak. “Lëvizjet migratore vazhdojnë të ndikojnë në pakësimin dhe plakjen e popullsisë. Këtë e dëshmon edhe periudha 2015–2018, me një rënie të popullsisë prej rreth 14 000 banorësh, ndërkohë që, gjatë katër viteve të fundit, norma e uljes së popullsisë është prej -0.2 % në vit”, thuhet në dokument.

Sipas dokumentit, arsyeja kryesore e largimit nga Shqipëria është “Mundësi punësimi” 84,0% dhe vetëm 4.2% duan të emigrojnë për shkak se kanë mbetur pa punë në Shqipëri. Numri i emigrantëve shqiptarë për vitin 2018 ishte rreth 38 700, ndërsa numri i imigrantëve që kanë hyrë në Shqipëri ishte rreth 23 700. Migracioni ndërkombëtar vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm për zhvillimet demografike të vendit. Mbizotërimi i të larguarve në raport me të ardhurit ka një ndikim të menjëhershëm në numrin e popullsisë. Gjithashtu, migrimi i femrave në moshë pune dhe riprodhuese ndikon në treguesit më të rëndësishëm demografikë, siç është rënia e lindshmërisë. Në vitin 2018, në popullsinë e Shqipërisë, të rinjtë (0–14 vjeç) zinin 17,5% të popullsisë, popullsia në moshë pune (15–64 vjeç) llogaritej në rreth dy të tretat ( 68,7%) e popullsisë, ndërsa popullsia mbi 65 vjeç zinte rreth 14 % të popullsisë së vendit. 

Nga ana tjetër, më 1 janar 2019 janë numëruar 14 162 shtetas të huaj me qëndrim në Shqipëri, të cilët u përkasin kategorive në vijim: imigrantë të rregullt ekonomikë, studentë, azilkërkues; të huaj të natyralizuar, imigrantë për motive të tjera. Gjithashtu, në periudhën 2015–2019, 1 300 shtetas kanë paraqitur kërkesë në Ministrinë e Brendshme për marrjen e shtetësisë shqiptare. Tirana ka numrin më të madh të të huajve që punojnë, ndjekur nga qarqet e Durrësit dhe Fierit. Të huajt punojnë kryesisht si punëmarrës dhe një kategori më e vogël si të vetëpunësuar dhe/apo si investitorë. Punonjësit me shtetësi të huaj hyjnë në tregun vendas të punës në ata sektorë ku punëdhënësit nuk arrijnë të gjejnë fuqi punëtore në vend. Sektorët kryesorë janë teknologjia e informacionit dhe komunikimit, industria përpunuese dhe nxjerrëse dhe tregtia me shumicë e pakicë, sektorët e ndërtimit dhe aktiviteteve të shërbimeve të tjera. Vendet nga vijnë punonjësit e huaj janë shtete jo anëtare të BE-së, si: Kina, Kanadaja dhe Maqedonia e Veriut, por edhe shtete anëtare të BE-së, si: Italia, Greqia dhe Franca. Një pjesë e tyre vijnë edhe nga Kosova e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Joker: 24/03/2020 17:27

    Jo dhe .

    Përgjigju
  • arsye: 22/03/2020 10:47

    Prape shume jane. Ai vend mund te mbaje maksimumi 2 milione banore qe te jetojne mire. Mos me keqkuptoni, them qe te jetojne MIRE, te kene pune, shendet, me mjedis te shendetshem, pa i mbishfrytezuar burimet natyrore. Kaq jane resurset netyrore te Shqiperise. Ndryshe behet si Tirana e sotme, qe eshte nje ferr i pabanueshem. Ose mund te mbaje 4-5 milione qe te hane vetem buke thate, bile buke misri, si fshati ne kohen e xhaxhit. Ose si gabelet ne Brrake dikur.

    Përgjigju
  • Forca Shqiperi: 21/03/2020 12:12

    E kemi ne gen friken e komunizmit qe shum shpejt e konvertojm ne frik nga virusi, jemi popull qe frika na ben ti rrespektojm rregullat dhe do ja dalim me ndihmen e Zotit

    Përgjigju
  • Konjak: 21/03/2020 10:44

    Arsyet jane , keqqeverisia ,mungesa totale e ligjit ,mungesa e eterive prodhuse ,mungesa e tregut te sigurt ,mungesa totale e sigurise se ekonomise private ,mungesa e sigurise se jetes , nga kriminel e bandit ,te pa numurt ,te cilet verdallisen nen hunden e policise ,sikur te ishin te pa prekshem edhe nga zoti e jo me nga ligji .Jemi deshmitare te fakteve ,c'do gje e kemi te denancuar , por ndaj ketyre barbareve ,per c'udi ,nuk veprohet me dore te hekurt nga drejtesia .Njerezve te ndershem e punetore, ne shqiperi u eshte nxir jeta nga hajdutet e shkaterrimtaret .Cdo gje qe te ndertosh dhe te prodhosh ,eshte e kot ,sepse te nesermen nuk gjen asgje ; c'do gje eshte e shkaterruar dhe e vjedhur .Te gjitha keto i kam te provuara ;dhe nuk ka bir ...nene te thot ndonje gje te kundert ,per c'kam provuar ,ne kurrizin tim ,por edhe tek te tjeret -sado minimale- .Nese keto barbarizma do te vazhdojne ,nuk do kete asnje here --shqiperi te perparuar --.Kryeministri aktual thot se :nuk keni pare gje akoma .Nese kjo thenie ,ka te beje me gjendien aktuale -shkaterrimtare -ne vend ,le te shpresojme se do te vijne dite me te mira .Keshtu qofte ,edhe me ndihmen e zotit .

    Përgjigju
  • Tonini: 21/03/2020 10:35

    Besoj forte se dote fitojme kete beteje.Frike jo,kujdes po Zoti thote ruaju pak se te ruaj shume

    Përgjigju
  • Marsela: 21/03/2020 06:22

    Po ne jemi me imunitet

    Përgjigju
  • Kadri: 21/03/2020 00:21

    Arsyea qe njerzit ikin nuk eshte "Mundesi punesimi" por pakenaqesia e thelle per menyren e qeverisjes gjithmone e me shume te korruptuara ne Shqiperi. Sapo njerzit kane nje fije shprese se qeveria e radhes nuk do jete si ajo para saj, ato bien ne pesimizem te thelle kur shohin se qeveria e radhes eshte me keq. Dhe normal qe mendojne cre bejme ketu? Ku do ti rrisim femijet? Nje ore e me pare te ikim.

    Përgjigju
  • Kafsha: 20/03/2020 23:38

    Qelbesira i nxoret shqiptaret në emigracion duke u shkaterruar vendin e tyre të shenjte e të perjetshem dhe i bete mish për top për të tjeret në vend që tua benit vendin lule qe te kishin deshire te jetonin e shumoheshin ne vend të tyre. Ju funderrina politikane po shkaterroni genin e fortë e të lartë të Arbrit duke e perzjere atë me lloj lloj rracash perderisa i larguat shqiptarët nga vendi i tyre duke i lene rrugeve!

    Përgjigju
  • Pragmatiku: 20/03/2020 20:30

    Merni ca kinez senegalez bangladesh dhe plotësoni numrin e deleve që ju mungojnë.

    Përgjigju
    • Artan: 21/03/2020 04:12

      Ky ka..i, Thhh, duhet te jete sirian ose kongolez.

    • Thhhh: 21/03/2020 00:30

      Ha m...atje ne emigracion ti, ose sill mamin ktu

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi