Dokumenti/ Plani i Bashës në 2013: Do ndërtonte shkollë në të njëjtin vend në Kodër-Kamëz

Dokumenti/ Plani i Bashës në 2013: Do ndërtonte shkollë në të njëjtin vend në Kodër-Kamëz

Dy ditë më parë, Partia Demokratike organizoi një protest kundër ndërtimit të shkollës së re në Kodër-Kamëz. Në krye të protestës dhe organizator i saj ishte Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha, si dhe ish deputetë të PD, të cilët u shprehën ashpër kundër ndërtimit të kësaj shkolle, që do t’iu shërbejë qindra fëmijëve të asaj zone, me pretendimin se prek hapësirat e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Por, pavarësisht se PD-ja proteston sot, ndërtimi i shkollës së re në Kodër-Kamëz daton që në vitin 2013, në Planin Urbanistik të Bashkisë së Tiranës hartuar nga Lulzim Basha, dikur kryetar bashkie, e sot kryetar i PD-së. Madje, jo vetëm kaq, por shkolla parashikohej të ndërtohej pikërisht në të njëjtin vend ku sot PD-ja proteston kundër ndërimit të saj.

Por, më i çuditshëm është fakti se Plani Urbanistik i vitit 2013 i Bashës ka marrë më parë pëlqimin dhe miratimin e vetë Jamarbër Malltezit, i cili ka bërë vlerësimin e ndikimit mjedisor të atij plani. Pra, dhëndri i Berishës, në vitin 2013 jepte OK-in për ndërtimin e shkollës në të njëjtin vend në Kodër-Kamëz, kurse sot e kundërshton këtë projekt, të firmosur po nga ai vetë, disa vite më parë.

Në dokumentin e firmosur nga Malltezi thuhet shprehimisht se: “Për shkak të variabilitetit të çmimeve vërehet se familjet e reja, përgjithësisht, tentojnë të vendosen në periferi dhe/ose në Komunat ngjitur si Farkë, Dajt, Kashar dhe Kodër Kamëz gjë që kërkon përmirësime të rëndësishme infrastrukturore në to, më shumë energji, ujë, rrugë, shkolla, kopshte”.

 

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Profesori: 06/04/2019 12:45

    EU, sa shume profesore qekane marre pjese, por te gjithe kata kane dale kundra vehtes se tyre, edhe prof.dokt.doc.ing Saxan Ghuri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin