Dokumenti që ‘fundosi’ Donika Prelën, prokurorja u largua nga drejtësia për 74 mijë euro 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkalla e dytë dhe e fundit e Vetingut, vendosi shkarkimin nga detyra të ish-kryeprokurores së Krimeve të Rënda, Donika Prela, bazuar mbi një dokument të Komisionerit Publik Florian Ballhysa, paraqitur në KPA në 18 shtator 2020, ku hidheshin poshtë provat dhe pretendimet e zonjës Prela për justifikimin e pasurisë. Komisioneri ritheksonte në dokumentin në fjalë se Donika Prela duhej të shkarkohej nga detyra, me argumentin se prokurorja ndodhej në kushtet e deklarimit të pasaktë të pasurisë, të paplotë, të pamjaftueshëm dhe jo në përputhje me ligjin. Pothuajse të gjitha konkluzionet përfundimtare të Komisionerit Publik për pasurinë e Donika Prelës janë pranuar nga Kolegji i Posaçëm të Apelimit.

Sipas Komisionerit Publik, bashkëshorti i Donika Prelës nuk ka paguar detyrimet tatimore për të ardhurat. Për rrjedhojë, një pjesë të kursimeve cash të prokurores, të përdorura për blerje të pasurive të paluajtshme, janë konsideruar të paligjshme. Në vitin 2007, Prela ka blerë një apartament në Tiranë 32 mijë euro, me sipërfaqe 95.6 m2. Sipas Komisionerit, nga shuma 32 mijë euro, Prela nuk justifikon 2.8 milionë lekë ose rreth 23 mijë euro. Konkretisht, në vitet 2006-2927, Prela rezulton me balancë negative 7.7 mijë euro si dhe nuk provon dot një hua 15 mijë euro.  

Për të gjitha llogaritë bankare me vlerë rreth 37 mijë euro, nuk justifikon 12 mijë euro. Bashkëshorti i zonjës Prela, sipas Komisionerit, nuk ka deklaruar një hua 25 mijë euro si dhe një transaksion 14 mijë euro. Në total, sipas dokumentit, zonja Prela nuk justifikonte 74 mijë euro. Komisioneri i ka kërkuar KPA-së që të marrë në konsideratë edhe sjelljen e zonjës Prela gjatë procesit gjyqësor, pasi ka tentuar të zvarrisë procesin, suke iu referuar edhe kërkesave të saj për të përjashtuar nga trupa gjykuese Ina Ramën dhe Natasha Mulajn. KPA nuk e ka konsideruar këtë kërkesë, megjithatë kanë mjaftuar gjetjet rreth pasurisë, për shkarkimin e Prelës. 

(Kliko ketu për të lexuar Dokumentin e Komisionerit Publik Florian Ballhysa që rrëzoi Donika Prelën)

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Prela: 26/09/2020 23:36

    Fytyre e shemtuar qe sabotoi te gjitha proceset e rendesishme duke filluar qe nga procesi Tahiri. Kjo sebashku me kukulen e leckes Arta Marku i sherbyen politikes ne menyre te verber ne sherbim te karieres se tyre mediokre dhe kriminale. Te shpresojme qe do te merret e pandehur dhe te paguaje per cdo allishverish qe ka bere.

    Përgjigju
  • Lush berbali: 26/09/2020 22:42

    Çka ketu per t'u quditur !!!????? 74 mije euro askush nuk i ve dot me rroge. As presidenti.... Nese i kane,do te thote se ua kane vjedhur hallexhinjve te thjeshte. Kjo vlen edhe per Donika Prelen. Rroga ime e mesuesit eshte 6 milion ne vit pa ngrene e pa pire. Pra,me duhe te rri 15 vite pa ngrene,pa pire,pa shkolluar femijet ,pa dasma,pa vdekhe,pa lindje,pa festa,per ta grumbulluar ate pasuri.Me nje fjale te jetoj 15 me ajer ... Kete e di çdo shqiptar punetor. Prandaj njerez mblidhni mendhen e kuptoni se asgje nuk eshte ashtu siç duket. Ata qe dhane drejtesi per ne,bene padrejtesi. Ndryshe nuk del nga burgu nje kriminel qe ka vrare kater police.

    Përgjigju
  • Zeni: 26/09/2020 22:10

    Do ti sekuestrohen 74 mije euro Donikes??? Kjo eshte ceshtja dhe per kete behet reforma

    Përgjigju
  • vlora: 26/09/2020 17:10

    Po qe per 74 mij euro hallall ti kete.Po ti hyej pasurise se gjyqtareve me themel jo vetem deklarimi tyre numri atyre qe do kalonin vetingun do ishte 0.Pervec qeveritareve qe nuk jetojne ne kete planet populli e di nuk ka mbetur qytetar qe ka kaluar ne gjykate pa paguar Ne gjykata punohej me monedha te huaja.Te ne nuk ka avokat po sekser

    Përgjigju
    • Populli: 26/09/2020 19:40

      Iku dhe DONIKU ishte burrë i mirë po pak përtëqirrobt..

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet