Dokumenti/ Urdhri i Sandër Lleshit: Policët 'barkdërra', shërbim vetëm në vende të padukshme

"Policët mbipeshë dhe me bark nuk do kryejnë shërbim në vende të dukshme". Ky është urdhri më i fundit i zv/ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi, pas urdhrave për ndalimin e kafeve në orarin e punës dhe atë për mbetjet. Numri dy i komanduar në Ministrinë e Brendshme ka miratuar një urdhëresë me 19 pika për etikën e punonjësve të Policisë së Shtetit, e cila mban firmën e zv/drejtorit për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu.

Por ajo që bie në sy është pika 8 e urdhëresës ku thuhet se punonjësit e policisë mbipeshë të cilët në dokument quhen "barkdërra" do bëjnë shërbim vetëm në vende të padukshme, kjo për të mbajtur larg syrit të opinionit publik, paraqitjen jo estetike të tyre.

Urdhri për punonjësit e policisë

Detyrat/ Kontrolli i lokaleve të natës dhe bllokimi i makinave të blinduara
Po kështu pjesë e këtij urdhri është edhe marrja e masave për bllokimin e qarkullimit në zonën e ish-bllokut, ku përveçse do të ketë polic me uniformë, do të jenë të pranishëm edhe agjent civil. Lokalet e natës gjithashtu do të kontrollohen më shpesh nga Policia, si dhe do të kettë rritje të prezencës me agjentë në lokalet problematike. 

Pjesë e urdhërit të Policisë është edhe evidentimi i punonjësve ushtarak, oficerët e RENEA-s, policët e FNSH dhe rendit, të cilët qëndrojnë në lokalet e natës si bodygard. Do të kalojnë në sitë edhe bodygardët civil që qëndrojnë jashtë lokaleve të natës. Policisë së Tiranës i është dhënë urdhër të që ndalojë dhe bllokojë mjetet e blinduara.

Kjo do të thotë se në kryeqytet nuk do të lejohen qarkullimi i makinave të blinduara, ndërsa automjetet luskoze do t'i nënshtrohen një kontrolli të rreptë. Edhe kompanitë private të sigurisë fizike do t'i nënshtrohen një tjetër kontrolli nga ana e uniformave blu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Justice: 10/11/2018 08:04

    Ke harruar piken kryesore. Ti trajtojne te gjithe qytetaret njesoj.

    Përgjigju
  • Sander Mafishja: 10/11/2018 06:11

    Na doli edhe ky nje cope injoranti. Vidhni e vritni se nuk merret me ju ky, do jete i zene me barkun e me kapelet e policeve sic bejne gjith oficeret ushtarake ne polici. Sja kan iden si luftohet krimi e merren me kostume..... o zot cfare injorance (bulizem i gjalle, injorim total, mosmbeshtetje, dekuraim).

    Përgjigju
  • xreport: 10/11/2018 02:06

    hahahhaha sa i modh bark derrat do i largoje vetingu ne polici

    Përgjigju
  • edi: 10/11/2018 01:07

    Ky eshte diskriminim. Te ndodhte ne perendim do jepte direkt doreheqje ministri. Ku mi gjeni keta futuriste...

    Përgjigju
    • Lexues: 10/11/2018 10:41

      Nje bark derr te jete profesionist eshte pothuajse e pamundur...e ke provuar ndonjehre te afrohen te makina me ate barkun e shemtuar qe varet...

  • Lleshi: 09/11/2018 22:52

    Ketu me duket se po ja fut kot per policet a i nke pare ata Amerkan si jane policat te gjith barkderra rendesi ka te behet puna jo guna or djalosh djali

    Përgjigju
  • Delinquenti: 09/11/2018 21:40

    Po' na bahesh i madh mar drec... Te pakten doli nji me I thone gjona ashtu sic jon megjithese ne shqiptaret Na pergjithsojn per barkderra dhe shum shum nuk e kan gabim.

    Përgjigju
  • Boni: 09/11/2018 15:24

    O c'shpellar.....

    Përgjigju
    • Bonbon: 10/11/2018 00:24

      Shpellar ai apo ti qe nuk di te lexosh me shum se titullin e lajmit ? Sepse shikohet qarte qe ajo qe eshte firmosur nga tjeter kush ne fund te letres. Nuk po mbroj aspak ate qe eshte e shkruar dhe eshte per te ardhur keq faktikisht, por sjam i sigurt cka eshte me shume per te ardhur keq, ai qe ka dhene ate urdher, apo komentuesat e llojit tend apo ....... .

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë