Dokumentim me video, nis monitorimi me radarin e ri 'TruCam', Taulant Gjoka: Do shpërndahet në të gjitha autostradat

Pas aksidentit me vdekjen e dy personave në zonën e 'Xhamllikut' për shkak të shpejtësisë të ndodhur më 2 Janar, Policia Rrugore ka nisur monitorimin me Radarin e ri të sofistikuar 'TruCam' në akset kryesore të Tiranës që konsiderohen si 'pikat e zeza' për aksidentet.

Radari i ri ishte parashikuar që të futej në punë gjatë ditëve në vijim por aksidenti i ndodhur dy ditë më parë dhe që u konstatua që shpejtësia ishte shkaku, procedurat u përshpejtuan dhe Policia Rrugore ka nisur përdorimin prej më shumë se një dite. Radari kap çdo mjet që lëviz mbi 40 km në orë, shpejtësi kjo që parashikohet për lëvizjet në rrugët brenda qytetit. Deri ne 20 km në ore mbi shpejtësinë 40 km masa e gjobës shkon nga 2 mije deri në 6 mijë lekë. Mbi 20 km në orë nga 40 km që janë tabelat përveç gjobës hiqet patenta nga 1 deri në 3 muaj.

Monitorimi ka nisur që dje dhe deri sot janë, 28 patenta të pezulluara dhe 45 gjoba të cilat kanë shkelur shpejtësinë. Ky monitorim do të jetë i pandërprerë deri në një vendimmarrje të dytë në rrugët e Tiranës. I njëjti radar dixhital që lexon në kohe reale targën mat shpejtësinë dhe fotografon shoferin do te jete në të gjitha autostradat dhe në rrugët e Tiranes si fillim. 

Në ndryshim nga radarët e tjerë ky radar që ka marrë në përdorim Policia Rrugore, arrin që të kthejë me video momentin e shkeljes së shoferit në raste kundërshtimi të masave administrative. ReportTv ka ndjekur kontrollet r rrugoreve të Tiranës me radarin i cili tashmë do të jetë edhe nëpër autostradat e vendit. Shefi Qarkullimit për Tiranën, Taulant Gjoka është shprehur se radari i ri është i pajisur me fjalën e fundit të teknologjisë dhe se do të shpërndahet në shumë 'pika të zeza; për aksidentet. 

"Ka teknoligjinë më të fundit. Ndryshe nga radarët e tjerë është më i sofistikuar për të qenë më bindës. Ka mundësinë e rikthimit të videos në momentin e shkeljes për të cdo konstatim. Këto masa do të vijojnë deri në një moment të dytë. Kur rrugët janë të boshatisura janë tendecë për të ecur me shpejtësi. Radari të mundëson në kohë reale që shoferi të shikojë hskeljen e bërë me video të dokumentuar. Pas festave ka tendencë për të ecur me shpejtësi apo përdorimin e mjetit nën efketin e alkoolit. Kemi nisur monitorimet në pikat më te zeza. Për efekte të befasisë ne do të lëvizim shpesh herë. " u shpreh Shefi i Qarkullimit për Tiranën Taulant Gjoka.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 05/01/2020 13:33

    U zevendesua tata me gjoken çfar ndryshimi do kete trafiku po e njejta gje do jete mbasi tirana nuk eshte kompletuar me sinjalistik sipas standartit BE qe çdo shkeles i rregullave te qarkullimit te gjobitet me radar elektronik qe nuk fal as te fortin, jo me radar si ne monizem

    Përgjigju
  • xxx: 05/01/2020 12:50

    Shpejtesia brenda qytetit eshte shume e larte shoferet nuk i njohin mire rregullat e qarkullimit nuk njohin vijat e bardha bllokojne akset e tretuareve ku kalojne kembesoret nuk zbatojne sinjalistiken ne semafore

    Përgjigju
  • Kalimtari: 05/01/2020 12:17

    Dmth kur të ndërtoni autostradat do vini trucam se sot në shqipëri ska autostrada, smund të jetë autostrada pa korsi emergjence, me rreth rrotullime në mes me lopë që qarkullojnë lirisht apo edhe këmbësorë, kam parë bicikleta në autostradat shqiptare ose trafik ndarëse të hequra tabela rrugore të pakuptimta etj etj. Kur ti bëni autostradat vini telekamerat e hiqni patenta ndërkohë edukoni kafshët me makina në mes të qytetit që ecin si të tërbuar. Apo mjaft të bëni intervista drastike kur ndodhin tragjedi duke i hedhur fajin individit siç po ndodh me tërmetin, po përpiqen të adresojn fajin e tragjedisë tek depozitat e ujit për të shpëtuar fajtorët e vërtetë NDËRTUESIT.

    Përgjigju
  • Taulant Gjoka: 04/01/2020 16:55

    Te Lutem mund te thoni se ke nga ruget e vendit tone ju e quani Autostrad? Dhe sa eshte e lejuar shpejtesia ne autostrad nese kemi nje te tille. Faleminderit

    Përgjigju
  • Shqip: 04/01/2020 16:52

    Ruget nuk jan pista po pistat ku jan

    Përgjigju
  • Berti: 04/01/2020 16:40

    Kjo rruge nuk duhet te jete me 60 km ne ore. Tabelat ne gjithe shqiperin jan te vena kot. Rrugulloni njeher rruget dhe sinjalistikn...

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 04/01/2020 16:27

    Policia duhet te ndryshoje metodologjine sepse deri tani, ose me sakte asnjehere, nuk ka ditur te menaxhoje trafikun rrugor urban dhe interurban!! Se pari duhet te fillojne me prishjen e piramides se rryshfetit qe fillon nga roli baze dhe perfundon ne drejtorine qendrore....

    Përgjigju
  • Den: 04/01/2020 15:51

    Ne France 1 km mbi shpejtesine e lejuar te vjen gjoba ne shtepi per 45€ dhe heqje 1 pike nga patenta,pastaj mbi 10 km dyfishohet dhe hiqen 4 pike Nje e folur ne telefon 90€ Prandaj dhe jane shtet dhe jo si be qe bejme sikur kemi shtet

    Përgjigju
  • Tiku: 04/01/2020 14:40

    Me e kap tjetrin me 62 km/h e me i heq patenten eshte teper ekstreme dhe e padrejte si mase.

    Përgjigju
  • Kafsha: 04/01/2020 13:27

    Bravo policit përvec atyre që tha edhe për perdorimin e gjuhës shqipe bukur, paster dhe rrjedhshem. Te tille njerez na duhen dhe jo fshatarë injorante!

    Përgjigju
  • Liku: 04/01/2020 12:41

    O Gjok veri policet ne pune mos i le rrugeve me pallask ne dore duke bere xhiro dhe kur shikojne shkeles bejne sikur nuk shikojne

    Përgjigju
    • Kafsha: 04/01/2020 13:28

      Yt teveqél dhe teneqé!

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës