Dolën në protestë para uzinës, shoqërohen në Polici disa naftëtarë në Fier, lirohen pas 5 orësh marrje në pyetje

Dolën në protestë para uzinës, shoqërohen në Polici disa naftëtarë në Fier, lirohen pas 5 orësh marrje në pyetje

Naftëtarët e Ballshit në protestë

FIER- Disa naftëtarë janë shoqëruar në polici mesditën e sotme, pas protestave të organizuar një ditë më parë para rafinerisë. Report TV mëson se naftëtarët akuzohen për shkatërrim të pronës publike, pasi tentuan të futen më forcë në rafineri, si edhe kundërshtim të forcave të policisë. U shoqëruan në Polici  G. M., 60 vjeç; N. L., 58 vjeç; B. H., 54 vjeç; J. H., 54 vjeç; K. J., 46 vjeç; R. H., 53 vjeç; L. H., 54 vjeç; A. I., 48 vjeç dhe A. N., 56 vjeç, ndërsa u liruan pas 5 orësh marrje në pyetje në Komisariatin e Fierit, ato janë liruar. 

Ata po procedohen në gjendje të lirë të akuzuar për veprat penale"Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Shkatërrimi i pronës" pasi u grumbulluan përpara uzinës dhe tentuan të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të saj, duke dëmtuar derën kryesore.

Naftëtarët dolën një ditë më parë në protestë ku kërkuan rifillimin e punës në rafineri si dhe likuidimin e pagave të prapambetura. Naftëtarët kërkuan që të bëhet transparencë mbi punimet që po kryhen nga një kompani private e cila ka futur disa automjeteve dhe një autobus me punëtore në orët e para të mëngjesit të djeshëm që i nxiti naftëtarët të mblidhen para rafinerisë. Ata kërkojnë të mos kryhet asnjë veprim pa u bërë likuidimi i plotë i rrogave te prapambetura.  

Prej ditësh, ata theksojnë se kanë informacione se uzina do të shitet për skrap duke theksuar se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë duke  paralajmëruar për përshkallëzim të protestës në rast se do të tentohet të nxirren objekte nga rafineria. Pavarësisht protestave të njëpasnjëshme, nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritetet nëse uzina do të shkojë vërtetë për skrap, ndërsa për naftëtarët është përcaktuar një pagë prej 30 mijë lekësh në muaj për 2 vitet në vijim. Megjithatë kjo zgjidhje nuk i ka kënaqur ata, teksa theksojnë se nuk kërkojnë lëmoshë, por atë që i takon për të gjitha vitet që kanë punuar në uzinën e Ballshit.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekspertët: Qytetarëve dhe policët e Kosovës në kufirin serb nuk u ndaluan, por u rrëmbyen! Veprimi hakmarrës ndesh me marrëveshjet! Beogradi bëri autogol

Ekspertët: Qytetarëve dhe policët e Kosovës në kufirin serb nuk u ndaluan, por u rrëmbyen! Veprimi hakmarrës ndesh me marrëveshjet! Beogradi bëri autogol