Doli duke buzëqeshur pas vrasjes së policit/ Sociologu në 'Përballje': Ka dështuar e gjithë shoqëria! Avokati: Këta persona i pëlqen politika

Ngjarja e rëndë në Fier, ku mbeti i vrarë efektivi i Shqiponjave Novruz Cenalia prej 23-vjeçarit Azgan Mërnica vijon ende të diskutohet. Familja Mërnica rezulton të jetë e lidhur ngushtë me krimin dhe me politikën, në angazhimin e saj për Partinë Demokratike në fushatat zgjedhore.

Në ‘Përballje’ në Report Tv, avokati Alban Duraj shprehet se raste të tillë duhen denoncuar nga komuniteti dhe shoqëria, pasi Azgan Mërnica ishte një person që lëvizte lirshëm me pistoletë.

‘Ngjarje e rëndë. Viktima nga radhët e policisë. Këtu do ngrija shqetësimin e përhershëm, mosfunksionimi siç duhet i institucioneve nga policia, që kanë të bëjnë me kujdesin. Që këta personazhe nuk i denoncon konkretisht. Ai lëvizte shumë lirshëm me pistoletë në brez, komuniteti e ka parë, por nuk e kanë denoncuar. Edhe kur ka denoncime policia njofton menjëherë personat që kallëzohen ose flenë në sirtarët e prokurorisë.

Por nuk duhet bërë gjyq publik për familjen, përgjegjësia është individuale. Për të ka përgjegjësi familja, pastaj vjen shoqëria, shkolla. Por në rastin konkret autori duhet të marri përgjegjësi nga ana e drejtësisë. Por edhe ne jemi fajtorë që nuk denoncojmë në kohën e duhur. Apo shumë qytetarë thonë nuk ka çmë duhet mua. Ky është mentaliteti’, tha Duraj.

Sadedin Fishta nga Sindikata e Policisë, shprehet se nga kjo ngjarje duhen nxjerrë mësime, pasi një kategori të rinjsh po bëhen të dhunshëm duke mos hezituar të qëllojnë për vdekje edhe një punonjës policie.

‘Fshehja e autorit ka të bëjë me përgjegjësinë që ka pasur familja e tij. kjo përgjegjësi ishte deri në negociatat, e gjithë kjo skema e dorëzimit ishte për të mos pasur një konflikt të dyt me forcat e policisë. Pasi ky person mund të eliminohej. Për të evituar këtë u ndërmorën gjithë ato veprime, u bë vendosja në pranga. Ngjarje tepër e rëndë, kriminale. Janë për të nxjerrë mësime shumë struktura, ashtu si dhe vetë policia, po edhe shoqëria për këtë kategori të rinjsh që dita ditës po bëhen më të dhunshëm, në përdorimin e armës edhe ndaj policisë. Kjo është një problem shumë i madh, duhen nxjerrë mësime. Në pamjet filmike, ne shikojmë një kriminel të përbetuar që në çdo kohe mund të përdorte armën ndaj policisë. Ai i gëzohet krimit të vet’, u shpreh Fishta.

Sociologu Gëzim Tushi në lidhje Skype, thekson se duhen gjetur shkaqet e fenomeneve të tilla dhe jo të merremi me detaje mediatike të dytësore. Pasi një rast i tillë tregon dështimin e institucioneve edukuese, shkolla, familja dhe shoqëria.

‘Ngjarje e rëndë. Veprimi i atij që ka kryer krimin është edhe më i rëndë, i lidhur me backgroundin familjar. Duhet bërë kujdes në lidhje me politizimin e kësaj ngjarjeje. Një nga aspektet e caktuar është kriminaliteti i lidhur me strukturat politike. Ka një numër të lartë të vrarësh për arsye politike. Që nga ’97.

Ngjarja që ka ndodhur dhe qëndrimi i kriminelit, është një gjë e çuditshme, në shoqërinë shqiptare edhe perceptimi i kriminalitetit ka filluar të humbas peshën e caktuar që ka. Nuk ka ditë, javë që të mos ketë ngjarje të shëmtuara. Mendoj se shoqëria shqiptare nuk do ti zbutet kriminaliteti përderisa ka djem të tillë që vrasin dhe buzëqeshin. Kanë probleme me edukimin. Merremi me teknikalitete. Patologjia e kriminalitetit, krimi ka ca arsye të tjera përtej ndëshkimit. Merremi pak me këtë punë. Media merret si u kap, si buzëqeshi.

Duhet të merremi me shkaqet. Familja, shkolla brenda të cilave formohet qytetari ose kriminel i ardhshëm. Nëse këto institucione nuk funksionojnë, institucionet e formimit shqiptar janë trondiut. Numri i njerëzve të paedukuar, të keqedukuar, do vijë duke u shtuar do të thotë që numri i kriminalitetit do vijë duke u rritur. Duhet investuar në institucione të tilla’, thekson sociologu.

Fishta shton shoqëria duhet të dënojë veprime të tilla të dhunshme.

‘Lëvizja e lirë e njerëzve e ka vështirësuar punën e policisë për të njohur edhe këto njerëz që kanë premisa kriminale. Background i kësaj familje kuptohet nga krimi që ka kryer djali. Derisa ngjarje është e tillë që goditet shteti, detyrimisht edhe familja ka peshën më të madhe. Ka edukuar një njeri që ka kurajon guximin që kur shikon një punonjës të shtetit, të përdor armën.

Nuk ka nevojë për koment tjetër. Edhe nga mosha e re të kryejë një krim të tillë është shumë e vështirë. Një veprim që shikon nëpër filma. Është jashtë realitetit një veprim i tillë. Veprime të tilla edhe prej mungesës në edukim. Shoqëria duhet të dënojë veprimet e dhunshme. Nuk ka vend për diskutim për tejkalim të përdorimit të forcës ndaj punonjësit të policisë’, tha Fishta.

Avokati vijon më tej duke thënë se personazhe të tilla pëlqehen shumë nga politika sidomos kur ka fushata zgjedhore, por më pas partitë fshihen si struci duke bërë të paditurin për krimet që kryejnë kriminelë të tillë.

‘Edhe politika i pëlqen të afrojë pranë vetes njerëz të tillë me aktivitet kriminal. E kemi parë edhe në raste të tjera, kur politika afron njerëzit e fortë kur afrojnë proceset zgjedhore. Ky është një problem shumë i madh. Nuk mund të thonë përfaqësuesit e PD ne nuk e dimë se kush vjen tek ne. Duhet të skanojnë cilët janë njerëzit në stafin e ngushtë. Politikës i pëlqejnë këta personazhe. Qytetarët nuk duan të kenë, nuk i pëlqejnë njerëzit e fortë. Por këto raste kanë ndodhur’, shprehet avokati.

Tushi nënvizon se krimi ka filluar të sundojë në vend, edhe prej lidhjes që politika ka me të, prandaj nevojitet një bashkim solidar i gjithë shoqërisë.

‘Politika e di shumë mirë edhe backgroundin e familjeve. Partitë politike kur hyjnë në fushatë nuk pyesin me kë bashkëpunojnë, por thonë ky është person influent, na sjell vota. Por kur ndodhin ngjarje të tilla thonë ne nuk e dinim këtë gjë. Ajo familja nëse është futur në rrugët e kriminalitetit, aleanca me krimin e majtë apo e djathtë qoftë është e dëmshme.

Mëkati më i madh është që politika nuk ka ditur të shkëputet në mënyrë të ndershme me krimin. Mendoj se duhet të jemi të paanshëm në këtë pikë. Nëse bëjmë eufemizma, realiteti kriminal do të vijojë të agravohet. Krimi ka filluar të sundojë. Ose duhet të jemi të bashkuar në një solidaritet ose do nënshtrohemi. Kjo është pastaj një fatkeqësi e madhe që i bën edhe të rinjtë që të ikin’, tha Tushi.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Varësia e Perëndimit nga lënda djegëse bërthamore ruse

Varësia e Perëndimit nga lënda djegëse bërthamore ruse