Doli kundër Dukës në zgjedhje, FSHF përjashton ekipin e femrave të 'Murlanit'! Drejtori: Do ikim në Kosovë ose Mal të Zi

‘Murlani’, klubi i futbollit të vajzave në Shkodër është përballur më 10 shtator me hakmarrjen e presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Teksa hidhej shorteu për kampionatin që nis në 18 shtator, drejtuesit u befasuan kur panë se tek goglat e shortit emri i tyre nuk ekzistonte.

Drejtori sportiv i klubit, Kujtim Shaba ka sqaruar se klubi nuk ishte njoftuar për këtë vendim të FSHF-së dhe se ende nuk dihet asyeja apo kriteret që përjashtuan vajzat e Shkodrës. Shaba hedh akuza se kjo është një hakmarrje e Dukës për kandidaturën e tij në zgjedhjet e marsit. 

“Unë jam shkaktari i kësaj sepse unë pretendova për të dalë kryetar i zyrës rajonale të futbollit të Shkodrës. Ky pozicion është për ti shërbyer futbollin të Shkodrës, nuk është post politik. As nuk dola kundër federatës, por kjo e fundit hakmerret në këtë drejtim që unë nuk e shoh të logjikshme,”-u shpreh Kujtim Shaba, drejtor sportiv i Murlanit.

Në këto kushte ku futbollistët janë në mes të katër rrugëve, shoqata ‘Rraboshta’ që drejton klubin, por mendon për një zgjidhje alternative.

“Jemi duke komunikuar me Malin e Zi dhe Kosovën për të parë nëse ka mundësi që të marrim pjesë në kampionatet e tyre kombëtare,”-tha Kujtim Shaba, drejtor sportiv i Murlanit.

Gjithsesi çështja e përjashtimin pa asnjë njoftim dhe as kriter do të ndiqet ligjërisht.

“Që sot janë kontaktuar avokatët dhe juristës, për të bërë padi sigurie që mos të nisë kampionati,”-deklaroi Kujtim Shaba, drejtor sportiv i Murlanit.

Përveç futbollit të femrave edhe tek të rinjte po goditen nga FSHF të gjithë ato klube, drejtuesit e të cilëve ishin kundër Armand Dukës në zgjedhjet për president të FSHF-së.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë