Doli në festival me fustanin trasparent, Ledina Çelo tregon si ndodhi dhe çfarë i tha burri

Doli në festival me fustanin trasparent, Ledina Çelo tregon si ndodhi dhe çfarë i tha burri

Ledina Çelo ka folur në 'Xing' edhe për fustanin e tejdukshëm që bëri bujë tre vitë më parë kur ajo prezantoi Festivalin e Këngës. Ledina tregoi se për festivalin nuk u bë një provë gjenerale dhe ajo nuk e dinte që fustani ishte kaq i tejdukshëm. Këngëtarja u shpreh se nuk i paragjykon artistet që e ekspozojnë trupin, por kur pa veten në ritransmetim nuk i kishte pëlqyer.

“Ky është gabimi në Shqipëri që fatkeqësisht nuk bëhet asnjëherë provë gjenerale. Jam shumë e sinqertë që nuk u bë asnjëherë një provë gjenerale. Kur pashë ritransmetimin e festivalit e pashë veten dhe nuk më pëlqeu. Nuk doja të isha ashtu. Unë kam qenë gjithmonë ekstravagante dhe nuk i paragjykoj artistet që e ekspozojnë veten. Por këtu nuk u bë një provë gjenerale dhe nuk u pa transparenca aq e madhe e fustanit”, u shpreh Adelina.

“Kur u ktheva nga festivali thashë obobo ç’do më thotë bashkëshorti. Ma tha me stil: E teprove pak. Mos dil kaq shumë”, tregoi këngëtarja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin