Doli shëtitje nga liqeni, Veliaj ironizon Metën: Kënaqësi që presidenti po shijon punët e Bashkisë së Tiranës që i saboton rregullisht

Erion Veliaj dhe Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta e nisi ditën e sotme me ecje nga zona e Liqenit. Nuk ka vonuar reagimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili ka ironizuar duke deklaruar se Presidenti po shijon punët e Bashkisë së Tiranës që i saboton rregullisht.

Kënaqësi që Presidenti po shijon punët e Bashkisë së Tiranës që i saboton rregullisht. Dhe Liqeni qe zaptuar, por sot është histori suksesi! Njësoj si Astiri e zgjatimi i Lanës. Punë, jo Dhunë”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Ajo që bie në sy nga Presidenti është se në fakt ka kryer edhe një shkelje në shëtitjen e  tij nga Parku i Liqenit. Meta shihet teksa ecën në korsinë e dedikuar për biçikletat, ndërkohë që Parku i Liqenit ka edhe pedonale, edhe pistë vrapimi, edhe korsi biçikletash.  

 

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A vijojnë shqiptarët të mos jenë të ndërgjegjshëm për rrezikun nga Covid-19?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

VIDEOLAJM/ Aktiviteti për polifoninë, Presidenti Meta në Vlorë me qindra qytetarë, shumica pa maska dhe ngjitur me njëri-tjetrin