Doli të mblidhte bimë medicinale, zhduket prej 5 ditësh 18-vjeçari në Dibër

I humburi Ardian Pali

Një 18 vjeçar nga fshati Dypjakë i Dibrës ka humbur kontaktet me familjen e tij prej 5 ditësh. I riu ishte ngjitur në Malin e Korabit për të mbledhur bimë medicinale që do t'i shiste për të siguruar të ardhura ekonomike, por ai nuk është rikthyer në banesë duke shqetësuar familjarët.

Ata kanë bërë denoncim në polici për zhdukjen e Ardian Palit, ndërsa kanë nisur edhe vetë kërkimet. I riu mendohet të ketë qenë duke mbledhur lule në nga ana e Maqedonisë së Veriut në vendin e  quajtur "Përroi i thellë" afër Rekës së Epërme, në Tanushë.

Familjarët kërkojnë ndihmën e autoriteteve për të kërkuar nga ajri pasi terreni është shumë i madh dhe i vështirë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Bullizmi në shkolla, a mendoni se familja shqiptare po dështon në edukimin e fëmijës?

Komento

Komente

  • Iris: 24/05/2020 01:17

    Ka disa mundesi:1-mund te kete patur ndonje problem shendetesor 2-me qe ishte nga ana maqedonase mund te jete arestuar gabimisht 3-mund te jete sulmuar nga ndonje egersire 4-mund te kete rene ne ndonje zgaver o humnere.Ne male nuk duhet shkuar asnjehere vetem e mundesisht celulari dhe po pate ndonje arme duhen mbajtur me vete.Arma per te trembur egersirat ,celulari mire eshte te jete I hapur qe policia te ndjeke sinjalin,edhe po nuk munde te telefonosh .Nuk e di ne se rrjeti I valeve celulare mbulojne dhe zona si Korabin.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

E pazakontë! Nxënësit mësim në qendër shëndetësore, shkolla u shemb nga tërmeti